U arratis nga komisariati i policisë, Gjykata e Tiranës lë në burg Riljon Lalën, 30-vjeçari nuk thotë asnjë fjalë përb
3 Shkurt 2021, 10:36Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Riljon Lalën, 30-vjeçarin i cili u arratis nga komisariati i policisë numër 1 në kryeqytet.
Lala u kap me armë pa leje në zonën e Ali Demit, në fillim të janarit, por në momentin që ai po shoqërohej për në gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë i riu u shpëtoi nga duart policëve që po e shoqëronin duke u arratisur. Për rreth një muaj ai u fsheh në një banesë të marrë me qira në zonën e Ali Demit. Por, ai u lokalizua nga policia dhe pasditen e kësaj të hëne u vu në pranga.
Përpara gjykatës ai nuk ka thënë asnjë fjalë, ndërsa togat e zeza kanë pranuar kërkesën e prokurorisë duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, pa afat për “armëmbajtje pa leje”.
Lala me origjinë nga Burreli, u arratis me 3 janar nga ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranë. Lalës, iu dha masa e sigurisë arrest me burg pasi akuzohej për armëmbajtje pa leje. Fillimisht ai u kap pasditen e 2 Janarit duke qarkulluar me pistoletë në zonën e Alidemit në Tiranë.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për Leonard Hajrin, i cili është liruar nga ‘arrest me burg’ në ‘Detyrim paraqitje’, ndërsa ...
Rreshjet e dendura në vend gjatë javës kanë qenë shkak i rrëshqitjes së dherave në Sauk të Tiranës, duke prekur dhe shtëpitë e banorëve aty.“Nuk mund të fle gji...
Aktualitet 3 Shkurt 2021, 09:00
LUSHNJE– Saimir Meçani, 36-vjeçari nga Lushnja i cili ka dhunuar dhe përdhunuar gjyshen e tij, 89-vjeçare ka kryer të njëjtin veprim vite m...
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona pasi janë kapur jashtë banesave të tyre pas orës 22:00. Ata ishin grumbulluar në një lokal në zonën ...
TIRANË– Saimir Sula ka dalë i vdekur nga spitali i Barcelonës. I riu u shtrua në maj ë vitit të shkuar në spital për shkak se dyshonte se ishte i infektuar...
VLORË– Një burrë ka tentuar ti japë fund jetës ditën e sotme në Vlorë. Burimet bëjnë të ditur se personi ishte një burrë rreth 60 vjeç që ka tentuar...
GREQI– ‘Taqi shqiptar’ është lënë ditën e djeshme në burg nga drejtësia greke pasi akuzohet për një sërë krimesh për të cilat ishte në kërkim. Për t’u mbrojtur ...
Një koalicion i 37 organizatave shqiptare dhe ndërkombëtare tërheq vëmendjen, se ndërtimi i aeroportit pranë zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë “mund të shkakt...