Aktualitet

U ishte kthyer qytetarëve në makth! Bënte namin me vjedhje, arrestohet “xhepisti” në Elbasan

3 Shkurt 2021, 08:36 Nga DOSJA
U ishte kthyer qytetarëve në makth! Bënte namin me vjedhje,

ELBASAN– Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohet për grabitje. 39-vjeçari me iniciale F. Z., banues në Elbasan, u arrestua pas grabitjes së një portofoli, por mbi të rëndojnë edhe dyshime për vepra të ngjashme. Në njoftimin zyrtar të Policisë, renditen 4 vjedhje të tjera portofoli, telefoni dhe çante ndaj qytetarëve.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Përsëritësi”, për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të ndodhura në qarkun e Elbasanit. Arrestohet në flagrancë një 39-vjeçar, i cili ishte kthyer në shqetësim për qytetarët. Zbardhen dhe 4 vjedhje të kryera nga ky shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e rasteve të ndodhura më parë, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan organizuan dhe finalizuan operacion policor të koduar “Përsëritësi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

F. Z., 39 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, i ka vjedhur portofolin shtetases A. D. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor dhe i 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Elbasanit, konkretisht: Më datë 01.02.2021 dyshohet se i ka vjedhur një aparatin celular shtetases V. B.; Më datë 29.01.2021 dyshohet se i ka vjedhur portofolin shtetases L. D.; Më datë 28.01.2021 dyshohet se i ka vjedhur portofolin shtetases M. T.; Më datë 18.12.2020 dyshohet se i ka vjedhur çantën shtetases B. Ll.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohen se janë kryer ky shtetas. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan policia e shtetit elbasan policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2021, 07:15

Titujt e portaleve, 3 shkurt 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend.Dosja.al ka në faqe të parë artikull mbi emrat e drejtuesve të PD në Tiranë...