Në burg mbetet kopshtari! Rrëmbimi dhe torturimi i Jan Prengës, lirohet një tjetër i akuzuar, ndryshohet masa e sigurisë p
3 Shkurt 2021, 09:53Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për Leonard Hajrin, i cili është liruar nga ‘arrest me burg’ në ‘Detyrim paraqitje’, ndërsa akuzohet se është përfshirë në pengmarrjen dhe torturimin deri në vdekje të Jan Prengës.
I dyshuari tjetër, Olsi Turja është dërguar në ‘arrest shtëpie’. Para pak ditësh u lirua Ardian Docaj dhe në pranverë të 2020 Bajram Hajri. Për momentin në burg mbetet kopshtari Festim Bexhdili, ndërsa në kërkim janë Altin Hajri e Gentian Docaj.
Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020 dhe ende nuk ka asnjë gjurmë nga trupi i tij. Sipas Policisë autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër. Në krye të dy grupeve dyshohet se është Gramoz Rexhepi i cili ka qenë porositësi i rrëmbimit për një sasi prej 260 kilogram kokainë që u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun në portin e Smuthit në Angli. Droga doli nga porti, dhe u nda mes të katërtve dhe pas disa ditësh grupet nisën të kërkonin kokainën. Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën i cili ndodhej në burg.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Rreshjet e dendura në vend gjatë javës kanë qenë shkak i rrëshqitjes së dherave në Sauk të Tiranës, duke prekur dhe shtëpitë e banorëve aty.“Nuk mund të fle gji...
Aktualitet 3 Shkurt 2021, 09:00
LUSHNJE– Saimir Meçani, 36-vjeçari nga Lushnja i cili ka dhunuar dhe përdhunuar gjyshen e tij, 89-vjeçare ka kryer të njëjtin veprim vite m...
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona pasi janë kapur jashtë banesave të tyre pas orës 22:00. Ata ishin grumbulluar në një lokal në zonën ...
TIRANË– Saimir Sula ka dalë i vdekur nga spitali i Barcelonës. I riu u shtrua në maj ë vitit të shkuar në spital për shkak se dyshonte se ishte i infektuar...
VLORË– Një burrë ka tentuar ti japë fund jetës ditën e sotme në Vlorë. Burimet bëjnë të ditur se personi ishte një burrë rreth 60 vjeç që ka tentuar...
GREQI– ‘Taqi shqiptar’ është lënë ditën e djeshme në burg nga drejtësia greke pasi akuzohet për një sërë krimesh për të cilat ishte në kërkim. Për t’u mbrojtur ...
Një koalicion i 37 organizatave shqiptare dhe ndërkombëtare tërheq vëmendjen, se ndërtimi i aeroportit pranë zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë “mund të shkakt...
TIRANË– Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla pritet të dalë sot para gjykatës në orën 14:00, vetëm pak pas mesdite. Seanca e dytë u cakt...