Aktualitet

3 Shkurt 2021, 09:00 Nga DOSJA

LUSHNJE– Saimir Meçani, 36-vjeçari nga Lushnja i cili ka dhunuar dhe përdhunuar gjyshen e tij, 89-vjeçare ka kryer të njëjtin veprim vite më parë.

Sipas familjarëve të tij ai e ka bërë praktikë përdhunimin e familjarëve, pasi diçka e tillë ka ndodhur edhe kur Saimiri ka qenë në Greqi. Sipas të afërmve të 36- vjeçarit, disa vite më parë ai ka abuzuar seksualisht edhe me një mbesën e tij në Greqi. Autoritetet fqinje e kanë arrestuar 36-vjeçarin atë kohë, ndërsa pas disa kohësh e kanë liruar pasi të afërmit e kanë falur.

Para hetuesve ai ka mohuar ta ketë përdhunuar, por akuza është konfirmuar nga Policia pas kryerjes së ekspertizës mjekësore. Ngjarja u denoncua në Polici nga djali i së moshuarës, shtetasi Ismet Meçani.

Ky i fundit, nuk ka folur vetëm për dhunë fizike, ai treguar se nënën e tij e ka përdhunuar nipi. Ismet Meçani, djali i së moshuarës, ka treguar për mediat se mbrëmjen e së shtunës, ai ka qenë në qytetin e Fierit për të pritur djalin e tij që kthehej nga Greqia dhe në momentin kur është kthyer në shtëpi thotë se e ka gjetur nënën e vet me shenja dhune në fytyrë dhe trup dhe të zhveshur. Sipas tij, e ëma ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike. Sipas 36-vjeçarit, akuzat e të atit se ka dhunuar edhe mbesën e tij në Greqi, nuk qëndrojnë. Ai pretendon se ka qëndruar në burg vetëm për probleme dokumentash.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nipi perdhunon gjyshen saimir meçani nipi perdhunon gjyshen saimir meçani

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2021, 07:15

Titujt e portaleve, 3 shkurt 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend.Dosja.al ka në faqe të parë artikull mbi emrat e drejtuesve të PD në Tiranë...