Aktualitet

‘Taqi shqiptar’ lihet në burg nga autoritetet greke! Avokatët e tij kërkojnë lirimin: Kjo është e padrejtë! Nuk ka li

3 Shkurt 2021, 07:48 Nga DOSJA
‘Taqi shqiptar’ lihet në burg nga autoritetet greke!

GREQI– ‘Taqi shqiptar’ është lënë ditën e djeshme në burg nga drejtësia greke pasi akuzohet për një sërë krimesh për të cilat ishte në kërkim. Për t’u mbrojtur përpara drejtësisë “Taqi” kishte zgjedhur dy avokatë grekë, të cilët kundërshtuan vendimin e gjykatës për ta lënë në burg, por nuk mundën që të nxirrnin shqiptarin nga qelia.

“I akuzuari nuk ka asnjë lidhje me incidentin” tha avokati Christos Mavrommatis. Avokati tjetër, Stavros Georgopoulos, tha “Kjo është e padrejtë. Ne nuk e dimë pse hetimi u aktivizua tre vjet më vonë. Ai u burgos padrejtësisht”.

45-vjeçari shqiptar i njohur me nofkën “Taqi” u la në burg nga drejtësia greke, pasi akuzohet për për atentatin e tetorit 2017 në Glyfada ku mbeti i vdekur një biznesmen shqiptar dhe u plagosën dy të tjerë. I arrestuari, që u kap në makinë me Alket Rizain, i ka mohuar akuzat.

45-vjeçari dyshohet se vitet e fundit pas lirimit nga burgu ka bërë udhëtime të rregullta në Angli, Greqi dhe në Shqipëri, në mënyrë që të koordinonte trafikun e drogës. Efektivët e Policisë kishin informacione se ai do të udhëtonte sërish për në Britani të Madhe për të diskutuar me partnerët dhe ishin përgatitur që ta prangosnin. Por rruga iu shkurtua kur e gjetën brenda në mjet me Rizain.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alket rizai taqi shiqptar alket rizai taqi shiqptar

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2021, 07:15

Titujt e portaleve, 3 shkurt 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend.Dosja.al ka në faqe të parë artikull mbi emrat e drejtuesve të PD në Tiranë...