Aktualitet

Shkoi për kurim në Barcelonë, shqiptari kthehet pa zemër! Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ‘trafikim organesh’, Sa

3 Shkurt 2021, 08:31 Nga DOSJA
Shkoi për kurim në Barcelonë, shqiptari kthehet pa zemër!

TIRANË– Saimir Sula ka dalë i vdekur nga spitali i Barcelonës. I riu u shtrua në maj ë vitit të shkuar në spital për shkak se dyshonte se ishte i infektuar nga pandemia e koronavirusit, por as 24 orë më pas ka dalë i vdekur nga godina. Për shkak të vdekjes së papritur, e motra Majlinda Sula ka kërkuar nisjen e hetimeve, pasi fillimisht ka dyshuar për neglizhencë.

Kjo pasi mjekja spanjolle i kishte komunikuar se të vëllait i kishin injektuar një qetësues. Me të sjellë trupin në Shqipëri, ajo kërkoi nga autoritetet shqiptarë kryerjen e një autopsie të dytë për të mësuar shkakun e vdekjes. Rezuloi se në kufomën e të riut mungonte organi i zemrës dhe disa të tjerë, duke e bërë të pamundur që të përcaktohej shkaku i vdekjes.

Në kartelën spitalore të Saimir Sulës, nuk ishte specifikuar në asnjë rresht se 33-vjeçari nga Tirana kishte pasur probleme, apo se organi ishte hequr nga trupi për një arsye të caktuar.

Familjarët e tij kanë bërë kallëzim në Spanjë dhe në Tiranë për ngjarjen e rëndë. Prokuroria në Tiranë ka dërguar një letër-porosi tek ajo në Spanjë por ende nuk ka marrë një përgjigje sesi po zhvillohen hetimet. Në letërporosinë e dërguar për autoritetet spanjolle, Prokuroria shqiptare ka 10 kërkesa, kërkojnë të gjendet shkaku pse mungon zemra e 33-vjeçarit të quajtur Saimir Sula. Gjithë çfarë dihet deri më tani është fakti se në Spanjë janë marrë nën hetim 4 mjekë.

Paraprakisht dyshohet se gjatë mjekimit në Barcelonë, 33-vjeçarit i është marrë zemra për trafik organesh, por ende nuk ka një verdikt final nga ana e Gjykatës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rasti i saimir sules saimir sula zemra e saimir sules rasti i saimir sules saimir sula zemra e saimir sules

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2021, 07:15

Titujt e portaleve, 3 shkurt 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend.Dosja.al ka në faqe të parë artikull mbi emrat e drejtuesve të PD në Tiranë...