Sport

VIDEO / Maradona shfaqet në një video të re pas operacionit: “Jam i mavijosur…”

3 Shkurt 2021, 09:32 Nga DOSJA
VIDEO / Maradona shfaqet në një video të re pas operacionit:

ARGJENTINE – Të paktën tre muaj pas vdekjes së tij dhe në mes të hetimeve që do të duhet të vërtëtojnë, nëse kishte neglizhencë nga ana e mjekëve që po trajtonin Diego Armando Maradona, shfaqet një video e re e argjentinasit.

Ajo daton prej disa ditësh para vdekjes së tij, në të cilën ai i drejtohet mjekut Leopoldo Luque. “Jam i mavijosur, por gjithçka është në rregull”,- thotë Maradona, i filmuar në kuzhinën e banesës së tij në Tigre (ku vdiq më vonë), së bashku me ish-partneren e tij Veronica Ojeda.

Maradona flet ngadalë dhe ende ka fashot në kokë pas operacionit. “Ju e dini që nuk më pëlqen intimiteti, por kur jam me njerëz të mirë dal nga “gropa” ime”,- thotë ylli argjentinasi, i cili më pas përshëndet doktorin.

Ndërkohë, edhe psikiatrja Agustina Cosachov, siç raportohet nga gazeta argjentinase “La Nacion”, është e akuzuar për diagnozë të rreme. Ajo, afër Luque, pretendohet se ka falsifikuar një certificate, ku thuhej se pacienti i saj ishte “i vëmendshëm, i orientuar personalisht, në kohë dhe hapësirë”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport diego armando maradona ylli i futbollist argjentinas diego armando maradona ylli i futbollist argjentinas

Sondazh

Poll