Sport

Mbiemër i rëndë te skuadra e Lazios, stërnipi i Duçes pjesë e klubit bardhekaltër, tifozët marrin traditën fashiste

2 Shkurt 2021, 19:02 Nga DOSJA
Mbiemër i rëndë te skuadra e Lazios, stërnipi i Duçes

ROMË-Musolini te Lazio. Është ky afrimi i fundit për Primaveran e klubit roman. Romano, djali i Alessandra Mussolini dhe Mauro Floriani, stërnipi i Duçes i cili vlerësohet nga ultrasit bardhekaltër për mbiemrin që ka do të jetë pjesë e skuadrës. Futbollisti ka lindur në vitin 2003, sapo mbushi 18 vjeç, Roman luan si mbrojtës,ndërsa e gjithë kjo nuk prek futbollistin i cili nuk ka pasion politikën. Thjesht mendon për futbollin.

Mbiemri është i rëndë, por as kjo nuk ka shumë rëndësi për të. E të mendosh se ai gjithashtu ka gjashtë emra të regjistruar në kishë: Romano dhe Maria, si gjyshërit e tij nga nëna, Benito si stërgjyshi i tij, Mauro si babai i tij, Magid si burri i dytë i gjyshes së tij nga nëna dhe Andrea, si burri i hallës së tij Elisabetta. Është e qartë se cili nga mbiemrat bie në sy.

TIFOZËT-Curva Nord, midis përshëndetjeve romake, motive raciste dhe figurave të Anna Frank, nuk humbet kurrë një mundësi për të rimarrë traditën e saj fashiste.Ndoshta dikush do të shohë një mundësi për të lavdëruar Duçen pa u ndëshkuar nga Federata. Futbollisti mendon për topin dhe nuk është i vetmi që duhet të merret me një trashëgimi të rëndë , i ndjekur gjithmonë me një sy të veçantë nga presidenti i klubit Claudio Lotito dhe krahu i tij i djathtë i besuar, Igli Tare.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport benito mussolini lazio romano mussolini benito mussolini lazio romano mussolini

Sondazh

Poll

Sport 2 Shkurt 2021, 16:04

Lacio, java e Simone Inzagit: pritet rinovimi

ITALI – “Countdown” për në Lacion. Ka filluar java vendimtare për nënshkrimin dhe rinovimin e kontratës me trajnerin Simone Inzagi. Sipas “Il Messaggero”,...