Sport

Binoto: “Mik Shumaker te Haas, një mundësi e mirë për të ardhmen te Ferrari”

2 Shkurt 2021, 18:00 Nga DOSJA
Binoto: “Mik Shumaker te Haas, një mundësi e mirë për

ITALI – Ekipi i Ferrarit në Formula 1 e sheh aktivizimin e Mik Shumakerit në ekipin Haas, si një trampolinë të mundshme për ardhjen e tij në të ardhmen në skuderia kokëkuqe. Mik, djali i shtatë herë kampionit të botës Mikael Shumaker, është pjesë e ekipit të talenteve të rinj “Ferrari Driver Academy” (FDA) dhe këtë vit do të bëjë debutimin e tij në F1 me ekipin Haas, të cilit Maranelo e furnizon me motorët.

“Që Mik do të drejtojë Haas në F1 është një mundësi e shkëlqyer për ne,”– nënvizon drejtori i Ferrarit, Matia Binoto, në faqen e Formula1. “Ne gjithashtu mund të tregojmë mirësinë e bashkëpunimit tonë, – shpjegoi drejtori i ekipit të të kuqve. – Mik te Ferrari? Ai është pjesë e FDA-së tonë dhe programi FDA nuk është aty për të zhvilluar pilotë për Formula 1, ai është atje për të zhvilluar pilotë, të cilët një ditë ndoshta do të ulen në njëvendshen e Ferrarit dhe do të drejtojnë makinat e kuqe”,- shtoi Binoto.

Mik Shumaker, kampion në largim i Formula 2, ka nënshkruar një kontratë me ekipin amerikan Haas dhe do të ketë si shokun e tij të skuadrës, 21-vjeçarin rus Nikita Mazepin. Një lidhje e drejtpërdrejtë me Ferrarin, sipas Binotos, do të kishte nënkuptuar për të riun gjerman “shumë përgjegjësi dhe pak përvojë; por të dish që kemi partnerë në F1 që na lejojnë të rrisim pilotët tanë është një faktor i rëndësishëm për ne”.

Nga ana e tij, Ferrari do të ketë dyshen më të re të pilotëve që nga viti 1968, çiftin e përbërë nga Çarls Leklerk (23) dhe Karlos Sainz (26), pas largimit të gjermanit Sebastian Fetel (33) i cili është bashkuar me Aston Martin. Sezoni i ri i botërorit në Formula 1 do të fillojë më 28 mars, me Grand Prix të Bahreinit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ferrari haas i biri i mikael shumakerit kokekuqja maranelo matia binoti mik shumaker skuederia ferrari ferrari haas i biri i mikael shumakerit kokekuqja maranelo matia binoti mik shumaker skuederia ferrari

Sondazh

Poll

Sport 2 Shkurt 2021, 16:04

Lacio, java e Simone Inzagit: pritet rinovimi

ITALI – “Countdown” për në Lacion. Ka filluar java vendimtare për nënshkrimin dhe rinovimin e kontratës me trajnerin Simone Inzagi. Sipas “Il Messaggero”,...

Sport 2 Shkurt 2021, 12:15

ITALI-Raffaella Fico është rikthyer të flasë për historinë e saj të vjetër të dashurisë, atë me Cristiano Ronaldon. Një lidhje që zgjati disa muaj dhe daton mbi...