Sport

Jeta luksoze e boksierit Konor MekGregor, midis makinave të mrekullueshme, uiskit dhe jahtit “Lamborghini”

2 Shkurt 2021, 17:19 Nga DOSJA

SHBA – Konor MekGregor nuk ishte përfolur për një kohë të gjatë, veçanërisht para lajmit se legjenda e MMA humbi me nokaut. Karriera e boksierit irlandez është e mbushur me suksese, para se Konor të bëhej “famëkeq”, ai ishte një nga njerëzit më të pasur në sportin botëror.

Sot jeta e tij private “udhëton” me shifra marramendëse, falë një nuhatjeje të shkëlqyeshme për biznesin. Në sajë të fitoreve të tij në kafaz, MekGregor mund të përballojë të gjithë luksin që dëshiron. Gjithsesi një pjesë të madhe të fitimeve të tij, atij i pëlqen t’i shpenzojë te makinat e ëndrrave.

Para se të admirojmë modelet në pronësi të boksierit të MMA-së, midis blerjeve të tij të fundit gjejmë një vilë prej 3,700 metrash katrorë në Las Vegas me 10 dhoma gjumi, një banjë dhe një garazh me 10 vende parkimi.

Parkuar në këtë rezidencë, ju mund të gjeni një “Bentley Continental GT”, dy “Rolls Royces” një “Ghost”, një “Phantom Drophead”, një “McLaren 650S”, një “Lamborghini Aventador” dhe një pjesë të automjeteve më pak të dukshëm, përfshirë “Range Rover” dhe “Cadillac Escalade”.

Mirëpo rezidenca nuk ka një port për të ankoruar: një nga investimet më të pasionuara të MekGregor. Eshtë një jaht luksoz, i ndërtuar nga “Lamborghini”, me vlerë 2.7 milion £. “Tecnomar” ka 4,000 kv dhe një shpejtësi maksimale prej 111 km/h. “Famëkeqi” ka zgjedhur “12” si numrin e tij, pasi “12 Proper” është emri i uiskit, një sukses i tij në eksport.

Humbja e parë nga “KO” lejoi tifozët dhe kundërshtarët e luftëtarit të fillonin diskutimet më klasike: A është Konor MekGregor një luftëtar i përfunduar, apo ai do të heqë kritikat me goditje, grushte? Ndërkohë që diskutohet për irlandezin, ai vazhdon ta ngushëllojë veten me xhevahiret e tij me katër rrota.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boksieri irlandez konor mekgregor mundesi irlandez boksieri irlandez konor mekgregor mundesi irlandez

Sondazh

Poll

Sport 2 Shkurt 2021, 16:04

Lacio, java e Simone Inzagit: pritet rinovimi

ITALI – “Countdown” për në Lacion. Ka filluar java vendimtare për nënshkrimin dhe rinovimin e kontratës me trajnerin Simone Inzagi. Sipas “Il Messaggero”,...

Sport 2 Shkurt 2021, 12:15

ITALI-Raffaella Fico është rikthyer të flasë për historinë e saj të vjetër të dashurisë, atë me Cristiano Ronaldon. Një lidhje që zgjati disa muaj dhe daton mbi...