Sport

“Njerëzit përreth tij e çmendën, kishte miq fallco”, kuzhinierja e Maradonës tregon darkën e fundit: E pyeta nëse…

2 Shkurt 2021, 19:24 Nga DOSJA
“Njerëzit përreth tij e çmendën, kishte miq

ARGJENTINË-Ajo ishte kuzhinierja e Maradonës. Ajo qëndroi me të deri në momentet e fundit të jetës në shtëpinë Barrio San Andrés, në lagjen Tigre, ku Diego vdiq më 25 nëntor. “Për mua, ai ishte lodhur nga gjithçka – tha Romina Milagros Rodriguez” Monona “, në programin” Los Escandalones “- Nëse duam t’i themi gjërat siç janë, ai bëri mrekulli. Por ai ishte i lodhur. Ai donte të ishte vetëm, të pushonte dhe të ndjehej rehat. Tha mjaft, njerëzit përreth tij po e çmendnin ”.Rodriguez është një nga të paktët njerëz që qëndroi gjithmonë pranë ish-kampionit në ditët e fundit të jetës së tij dhe që u përpoq ta ringjallte atë kur ai pësoi një arrest kardiak i cili rezultoi fatal.

MIQTË FALLCO– “Diego kishte gjithnjë personel sigurie, një nga nipat e tij dhe unë. Pastaj vinte sekretari, dhe nganjëherë një fizioterapist – thotë ajo -. Unë jam e indinjuar që të gjithë thanë se ishin miq me Diegon. Shumë flasin, por askush nuk ka qenë atje. Qanin në dhomën mortore, por e gjitha ishte një gënjeshtër. Kur nisi të vinte Veronica Ojeda (ish partnerja e Diegos), sillte edhe djalin e tyre, Dieguito Fernando (7 vjeç) e kur vinte fëmija, humori i të atit ndryshonte. Luanin bashkë, shkonin në oborr, kishin një marrëdhënie të mrekullueshme ”.

DARKA – Kuzhinierja kujton momentet e fundit të jetës së Maradonës. “Hera e fundit që fola me të ishte në mbrëmjen e 24 nëntorit, ajo para vdekjes së tij. E pyeta nëse dëshironte të hante por ai më tha jo. Kështu që, i thashë se i kisha bërë ca sanduiçe dhe çaj ”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport maradona romina milagros rodriguez maradona romina milagros rodriguez

Sondazh

Poll

Sport 2 Shkurt 2021, 16:04

Lacio, java e Simone Inzagit: pritet rinovimi

ITALI – “Countdown” për në Lacion. Ka filluar java vendimtare për nënshkrimin dhe rinovimin e kontratës me trajnerin Simone Inzagi. Sipas “Il Messaggero”,...