Tërmeti i 26- nëtorit, Gjykata Durrës pranon kërkesën e Prokurorisë, merr të pandehur 18 persona
2 Shkurt 2021, 18:04Nga DOSJA
DURRËS-Gjykata e Durrësit vendos pranimin e pjesshëm të kërkesës së prokurorisë dhe çon për gjykim të akuzuarit për pasojat e tërmetit në godinat e shembura ku u shkaktuan humbje jete.
Gjatë një seance të zhvilluar pasditen e vonë të së martës, në një sallë gjyqi ku nuk u respektuan rregullat e kufizimit të numrit të pjesëmarrësve dhe distancimit fizik, gjyqtarja vendosi të çojë çështjen për gjykim me disa ndryshime. Me kërkesë të mbrojtjes, gjykata pushoi çështjen ndaj ish-kreut të ALUIZNIT Arben Isaku dhe ndryshoi akuzën ndaj Artur Terziut, pronar i lokalit Barons në pallatin në lagjen 6 që u shemb dhe si pasojë në ndërhyrjen në muret e kolonat ndarëse të katit të parë të kthyer në lokal.
Për Terziun gjykata pushoi veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, duke zbutur akuzën e prokurorisë ndaj tij. Gjithashtu për shkak të vdekjes, ka pushuar çështja dhe për pronarin e ish-hotel ”Tropikal” në plazhin e Durrësit, Avdulla Osmanin.
Me pranimi i pjesshëm të kërkesës se prokurorisë, përfaqësuar nga prokurorët Madrid Kullolli, Pali Deçolli dhe Edmond Koloshi, ccështja kalon për gjykim, pasi akuza mbërriti në përfundimin se ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se 18 të akuzuarit kanë konsumuar vepra penale përmes shpërdorimit të detyrës dhe shkeljeve të rregullave, normave e standardeve të ndërtimit duke çuar në vdekjen e personave që humbën jetën gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Pas këtij vendimi të Gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës, në bankën e të akuzuarve, pas caktimit të trupit gjykues dhe datës së fillimit të gjykimit, do të ulen 16 persona nga 18 të akuzuar fillimisht, për t’u përballur me akuzat e prokurorisë.
Hetimet nga prokuroria e Durrësit nisën më 29 nëntor të vitit 2019, pak ditë pas tërmetit 6.4 ballë që goditi Durrësin, duke lënë pas shkatërrim dhe viktima.
Marre nga: TopChannel
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
HAGË- Europol në një shkresë që ka bërë puiblike për mediat u kërkon vendeve anëtare, mes tyre edhe Shqipërisë, që të hetojnë grupet kriminale që tentojnë ...
TIRANË- Zëvendësministrja e Shëndetësisë njëkohësisht dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka thënë se nuk ka pasur asnjë efek...
RUBIK- Reshjet intensive të shiut përgjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje dherash e gurësh në aksin rrugor Rubik-Katund i Vjetër.Lëvizja e banor...
TIRANË- Është konfiskuar pasuria e 17 personve që u dënuan ditën e djeshme me 125 vite burg nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. ...
TIRANË– 5 të vdekur dhe 942 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në për...
GREQI– Dy shqiptarët e e arrëstuar për sekuestrimin e 324 kilogramë kokainë e cila u sekuestrua gjatë një operacioni policor në qendër të Selanikut, u l...
TIRANË– Turku Selami Simsek ka apeluar vendimin e Gjykatës Administrative, e cila ka rrëzuar padinë ndaj Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë. Ai kërkon që ...