Aktualitet

Falsifikimi i testeve COVID-19/ EUROPOL shkresë Shqipërisë dhe vendeve anëtare: Hetoni grupet kriminale, po shfrytëzojnë r

2 Shkurt 2021, 19:17 Nga DOSJA
Falsifikimi i testeve COVID-19/ EUROPOL shkresë Shqipërisë dhe

HAGË- Europol në një shkresë që ka bërë puiblike për mediat u kërkon vendeve anëtare, mes tyre edhe Shqipërisë, që të hetojnë grupet kriminale që tentojnë të falsifikojnë testin e COVID-19, përkundrejt parave, në mënyrë që njerëzit të lëvizin lirshëm nga një vend në tjetrin.

Kërkesa nga Europol vjen pasi policia arrestoi disa të dyshuar duke shitur certifikata të falsifikuara, të cilat deklaronin se disa njerëz që ndodheshin në aeroportin e Britanisë dhe Francës kishin rezultuar negativë me Covid-19. 

Falsifikimet e testeve kërkohen nga persona që janë pozitivë me COVID-19 por duan të udhëtojnë në vende të tjera. Europol konstaton se grupet kriminale kanë falsifikuar teste duke nxjerrë përgjigje negative kundrejt një shume të caktuar parash.

Ky falsifikim sipas Europol  varion kundrejt shumave nga 150 deri në 300 euro. 

“Për sa kohë që kufizimet e udhëtimit mbeten në vend për shkak të pandemisë, ka shumë të ngjarë që kriminelët të shfrytëzojnë mundësinë e prodhimit dhe shitjes së certifikatave të rreme të provës Covid-19. Duke pasur parasysh mjetet e përhapura teknologjike të disponueshme në formën e printerëve me cilësi të lartë dhe softuerëve të ndryshëm, mashtruesit janë në gjendje të prodhojnë dokumente të falsifikuara, të falsifikuara ose të rreme me cilësi të lartë,” tha agjencia policore me bazë në Hagë.

Ndërkohë, në Shqipëri disa javë më parë  policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona, pronarë të agjencive turistike të cilët u mundësonin teste negative falce për covid personave të caktuar që donin të udhëtonin drejt BE, kryesisht në Gjermani. Raste të ngjashme ka pasur edhe në vende të ndryshme të Europës.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet europol falsfikim testesh europol falsfikim testesh

Sondazh

Poll