Sport

Lacio, java e Simone Inzagit: pritet rinovimi

2 Shkurt 2021, 16:04 Nga DOSJA
Lacio, java e Simone Inzagit: pritet rinovimi

ITALI – “Countdown” për në Lacion. Ka filluar java vendimtare për nënshkrimin dhe rinovimin e kontratës me trajnerin Simone Inzagi. Sipas “Il Messaggero”, mësohen të gjitha detajet që i janë paraqitur dhe tekniku, kontrata e të cilit skadon në qershor.

Palët ka rënë dakord për një periudhë dy-vjeçare deri më 2023, me pagën që rritet nga 2 në 2.4 milionë euro neto për sezonin, plus 500 mijë euro bonus. Arritja e kësaj marrëveshjeje, që mund të mbërrijë nga fundjava, e bën Inzagin trajnerin më jetë gjatë në epokën e Lotitos.

Një rekord prestigjioz për trajnerin e bardhekaltër, i cili do të nënshkruajë në momentin më të mirë të ekipit të tij, duke u kthyer nga pesë fitore me radhë në kampionat, duke menduar për ndeshjen ndaj Bayern Mynihut në Champions League.

jë nënshkrim, që mbërrin me tregun e transferimeve të mbyllur dhe pas javësh të gjata negociatash, sepse dialogu u hap zyrtarisht në 9 dhjetor, pas kualifikimit historik për raundin e dytë të Champions League.

Edhe presidenti i Lacio, Klaudio Lotito, përsëriti sot marrëdhënien dhe vlerësimin e ndërsjellë që e lidh atë me Simone Inzagin, shumë pranë rinovimit të kontratës: “Klubi i ka bërë një propozim dhe me Inzagin ka një mirëkuptim të madh dhe marrëdhënie, në një nivel njerëzor dhe profesional.

Unë nuk mendoj se ka probleme për të vazhduar këtë rrugë, që tregon se Lacio ekziston, në aspektin praktik dhe në forcë. Pra nuk do të ketë takim dhe as pëllumba transportues që dërgojnë mesazhe. Ne flasim çdo ditë, midis meje dhe Simones nuk ka sekrete ose probleme”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inzagi lacio lazio presidenti lotito simone inzaghi skuadra bardhekalter inzagi lacio lazio presidenti lotito simone inzaghi skuadra bardhekalter

Sondazh

Poll

Sport 2 Shkurt 2021, 12:15

ITALI-Raffaella Fico është rikthyer të flasë për historinë e saj të vjetër të dashurisë, atë me Cristiano Ronaldon. Një lidhje që zgjati disa muaj dhe daton mbi...