Sport

Portugezi pretendon se nuk u pyet për merkaton, Villas-Boas paraqet dorëheqjen

2 Shkurt 2021, 16:26 Nga DOSJA
Portugezi pretendon se nuk u pyet për merkaton, Villas-Boas paraqet

FRANCE – Trajneri portugez i Olimpik Marsejës, Andres Villas-Boas, i ka paraqitur klubit dorëheqjen, duke deklaruar se nuk dëshiron të vijojë më punën, në krye të pankinës së ekipit të njohur francez, edhe pse kontrata 43-vjeçarit i përfundon në fund të sezonit. Ai ka marrë këtë vendim, me pretendimin se drejtuesit e klubit nuk e kanë pyetur dhe nuk kanë marrë mendimin e teknikut portugez për merkaton e bërë.

“Kam dorëzuar dorëheqjen time nga pankina e Marsejës. Bordi nuk më ka kthyer asnjë përgjigje, por po e them qartë që nuk dua para, dua thjesht të largohem nga Marseille. Unë jam trajneri dhe më takon të them fjalën e fundit për merkaton, por ndonëse u thashë që jam kundër afrimit të Ntcham, të nesërmen, ai u prezantua në klub. Nëse gjërat bëhen kështu, atëherë më mirë të shkoj”,– ka deklaruar Villas-Boas.

Marrëdhëniet trajnerit portugez me klubin kanë pësuar një krisje për shkak të mungesës së rezultateve, pasi Olimpik duket se ka dalë edhe nga gara në Liga 1 për një vend në zonën Champions, çka i ka irrituar edhe tifozët marsejezë. Akti i dorëheqjes, sipas medias franceze, vetëm se mund të përshpejtojë divorcin e Andre Villas-Boa nga pankina e Olimpik Marsejës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport andres villas-boas olimpik marseje skuadra e marsejes trajneri portugez andres villas-boas olimpik marseje skuadra e marsejes trajneri portugez

Sondazh

Poll

Sport 2 Shkurt 2021, 16:04

Lacio, java e Simone Inzagit: pritet rinovimi

ITALI – “Countdown” për në Lacion. Ka filluar java vendimtare për nënshkrimin dhe rinovimin e kontratës me trajnerin Simone Inzagi. Sipas “Il Messaggero”,...

Sport 2 Shkurt 2021, 12:15

ITALI-Raffaella Fico është rikthyer të flasë për historinë e saj të vjetër të dashurisë, atë me Cristiano Ronaldon. Një lidhje që zgjati disa muaj dhe daton mbi...