Aktualitet

Akuzohet se përdhunoi gjyshen, ‘burg’ për Saimir Meçani: Sajesë nga babai, do të më shesë tokat! Pezullohen 3 efektiv

2 Shkurt 2021, 13:08 Nga DOSJA
Akuzohet se përdhunoi gjyshen, ‘burg’ për Saimir

LUSHNJE– Gjykata e Lushnjes ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Saimir Meçanin, të riun që pak ditë më parë dhunoi fizikisht dhe seksualisht gjyshen e tij 89-vjeçare. I riu ka shfaqur pendesë për aktin në sallën e gjyqit, por nuk i ka pranuar akuzat për përdhunim, duke i cilësuar si sajesë.

Në momentin që ka dalë nga Gjykata, i riu është përballur me gazetarët, të cilët kanë shkuar deri tek automjeti i Policisë dhe disa herë kanë tentuar që t’i heqin nga koka kapuçin, me të cilin mundohej që të fshinte fytyrën. Duke e pyetur disa herë nëse e kishte kryer aktin, gazetarët nuk i janë ndarë të akuzuarit, ndërsa efektivët e Policisë i kanë lënë të xhirojnë duke i shkelur të drejtat të riut, i cili deri më një vendim të formës së prerë prezumohet i pafajshëm.

“Përdhunimi është sajesë. E ka sajuar im atë. Babai do të më shesë tokat. Babai im pse nuk akuzoi atë ditë që përdhunova gjyshen, por shkoi ditën e dytë. Nuk është e vërtetë që jam dënuar në Greqi për përdhunim,”-u shpreh ai, duke pranuar dhunën fizike por asnjëherë atë seksuale.

Menjëherë pas publikimit të videos në media, Policia e Fierit ka pezulluar nga puna 3 efektivët që shoqëronin të riun. Nga detyra janë pezulluar: T. K., F. G. dhe G. Ç.

Ngjarja e rëndë, e ndodhur disa ditë më parë në fshatin Grabjan të Lushnjes, tronditi opinionin publik disa ditë më parë. Ishte babai i Meçanit ai që denoncoi në Polici të birin, duke pranuar më pas edhe faktin se i biri sapo ishte kthyer nga Greqia, ku ishte burgosur për përdhunimin e mbesës së tij adoleshente. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lushnjes nipi perdhunon gjyshen saimir meçani gjykata e lushnjes nipi perdhunon gjyshen saimir meçani

Sondazh

Poll