Politike

Kallëzimi në SPAK i Gledjan Llatjas, Balla: Nuk më shqetëson kërkesa e PD, Prokuroria të hetojë

2 Shkurt 2021, 15:14 Nga DOSJA
Kallëzimi në SPAK i Gledjan Llatjas, Balla: Nuk më shqetëson

ELBASAN- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas  pas vendimit të Partisë Demokratike për të kallëzuar në SPAK kryebashkiakun e Elbasanit, Gledjon Llatja, pasi sipas saj ky i fundit ka shpërdëruar detyrën. Numri dy i qeverisë i është përgjigjur PD-së në një deklaratë për mediat duke hënë se nuk kanë mundësi që të harxhojnë para publike në Elbasan për të ndërtuar zyra. Ndër të tjera ai ka thonë se prokuroria të hetojë rastin në fjalë por në fund të nxjerrë rezultatin.

“Vetë Sali Berisha është investuar, ku ka firmosur në janar të vitit 2009 edhe studimin, edhe projektin. Ne nuk kemi as mundësi, që të harxhojmë para publike në Elbasan për të ndërtuar zyra, sepse paratë duam t’i harxhojmë për ndërtimin e rrugëve, trotuareve, lojërave, kopshteve për fëmijë. Ishte një ndërtesë që duhej hedhur poshtë, pasi vitet kishin bërë punën e tyre dhe nuk mund të rikonstruktohej. Më vjen keq për PD. Kjo nuk më shqetëson, se në fund të fundit unë jam nga ata politikan që i mbështes kërkesat që shkojnë në Prokurori. Jam gjithmonë i parimit se nëse ke një kërkesë duhet ta adresosh. I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë dhe në fund të nxjerrë rezultatet. Gledjan Llatja po bën një punë të shkëlqyer për të vijuar transformimin e Elbasanit. Jam i sigurt që PD do të vijojë me denoncime e baltë, por puna jonë do të vazhdojë. Për gjumë e dini ju kë kemi. Nëse Gaz Bardhi e Lul Basha duan të shpëtojnë nga Sali Berisha, për të mos e futur atë në listë dhe ta bëjnë pjesë të hetimit të SPAK, nuk duhet të lajnë hesapet mes tyre me punët publike të Elbasanit. Nëse brenda PD ka një luftë mes klanit të Bashës dhe vasalëve të tij me Sali Berishësn, këta nuk duhet të lajnë hesapet mes njëri-tjetrit me punët në Elbasan”, tha Balla.

Partia Demorkatike nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, ka kallëzuar në SPAK Kryetarin e Bashkisë Gledjan Llatja, me akuzën për “shpërdorim të detyrës”. Bëhet fjalë për kontratën e partneritetit publik privat që i mundëson kompanisë private ndërtimin e Kullave në lulishten pranë Bashkisë së Elbasanit. Sipas Partisë Demokratike, me veprimet e paligjshme të Kryetarit të Bashkisë Elbasan, është favorizuar kompania private, duke falur tokë publike për ndërtimin e Kullave në qendër të qytetit të Elbasanit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gledjan llatja partia demokratike taulant balla gledjan llatja partia demokratike taulant balla

Sondazh

Poll