Politike

‘Rama uli taksat për oligarkët’/ Tabaku: Paketën e ndihmës e përdorën klientët e tij, jo biznesi i mesëm e i vogël

2 Shkurt 2021, 12:38 Nga DOSJA
‘Rama uli taksat për oligarkët’/ Tabaku: Paketën e

TIRANË– Ish-deputetja Jorida Tabaku e pranishme në konferencën me gazetarët u shpreh se PD me planin që ka përgatitur për zgjedhjet e 25 prillit se do të dalin të fituara bizneset. Sipas saj kanë qënë oligarkët ata që kanë marrë më shumë nga fondet për Covid.

‘Rama taksoi shtresën e mesme, uli taksat për oligarkët. Paketën e ndihmës e përdorën klientët e Ramës, jo biznesi i mesëm e i vogël. Ligjet speciale, vetëm padrejtësi dhe pabarazi shkaktuan. Taksa e sheshtë 9% do të ulë informalitetin.Sot si rezultat i taksës progresive takat u rriten me 3 miliard euro, pjesa më e madhe mori favore. Kush e mori në kohën e Covidit, pjesën më të madhe. Ne e kemi denoncuar se kush e përdori fondin, oligarkët. Ai i ka ngritur në piedestal. Njerëzit e thjeshtë janë taksuar dhe mbi taksuar. Ky është premimi më i madh i Bashës, eleminimi i cdo favori që iu janë bërë bizneseve. Do ti trajtojmë të gjithë taksapaguesit në mënyrë të barabartë.’– u shpreh Tabaku.

LAJMI KRYESOR: Sulmet e PS ndaj programit të PD-së, Basha: U trembën nga ne, koha e Ramës mbaroi! S’premtoj mrekulli, kam plan pune

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me gazetaret 2 shkurt 2021 jorida tabaku basha me gazetaret 2 shkurt 2021 jorida tabaku

Sondazh

Poll

Politike 2 Shkurt 2021, 12:21

ELBASAN– Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja ka adresuar kallëzimin e Partisë Demokratike në SPAK për shpërdorim detyre. (SHIKO KËTU) Në një intervis...