Politike

Ironia e fatit! Spiropali në Kamëz nuk i ndahet Saliut dhe Lirijes, ministrja: Me Kryeministrin dhe Zonjën e Parë të…

2 Shkurt 2021, 14:17 Nga DOSJA

TIRANË– Ministrja e kabinetit qeveritar Elisa Spiropali ka qënë e pranishme ditën e sotme në banesën e një çifti të moshuarish në Kamëz. Ironia e fatit ishte se ministrja e qeverisë Rama ishte në banesën e çiftit të quajtur Sali dhe Lirie, njëjtë me emrat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortes së tij.

Çifti Koleci e priti në shtëpi ministren. Spiropali ndau dhe në rrjetin social ‘Facebook’ foto me çiftin duke i quajtur kryeministri dhe zonja e parë e shtëpisë.

“Kamzë, Kënaqësi e vërtetë biseda me familjen e madhe Koleci. E vërteta e vetme mes dy kohëve, – thonë ata, është se asnjëherë më shumë se sot Kamza nuk ka parë investime të tilla transformuese.Na treguan edhe peripecitë që iu deshën për të përfituar lejen e legalizimit, ndërsa sot ata mund ta gëzojnë pronën e tyre të ngritur me mund e punë falë një administrate që i përgjigjet qytetarit pa i parë teserën siç bënte dje grupi i qametit që Kamzën e sundonte, nuk e qeveriste”, ka shkruar Spiropali krah fotos.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali elisa spiropali

Sondazh

Poll

Politike 2 Shkurt 2021, 12:21

ELBASAN– Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja ka adresuar kallëzimin e Partisë Demokratike në SPAK për shpërdorim detyre. (SHIKO KËTU) Në një intervis...