Politike

‘Unë nuk premtoj mrekulli’/ Basha: Që Shqipëria të fitojë duhet të largohet Rama, ai është i lodhur, nuk di çfarë

2 Shkurt 2021, 12:49 Nga DOSJA
‘Unë nuk premtoj mrekulli’/ Basha: Që Shqipëria

TIRANË– Kreu i Partisë Demorkatike Lulzim Basha u shpreh para gazetarëve se nuk premton mrekulli me anë të platformës së partisë. Ai insitoi duke thënë se nuk ka bërë asnjë premtim por ka ofruar një plan konkret. Më pas kryedemokrati u shpreh se me 25 prill do të fitojë PD dhe i humbur do të dalë Rama. Për këtë të fundit ai u shpreh se nuk di se çfarë thotë e se është i lodhur.

PD nuk ka premtime, Basha ka një plan pune konkret. Jemi marrë 1 vit e gjysëm për këtë plan e kemi studiuar me ekspertët më të mirë, kemi plan konkret pune, do të bëjë të mundur që të ulë koston e jetës për shqiptarët. Këto janë prioritetet dhe jo gërr vërret që tashmë e di se me 25 prill është i ikur. Që Shqipëria të fitojë Rama duhet të largohet dhe do largohet. Është kaq i lodhur çfarë thotë sot nuk e thotë nesër, shumë shpejt do të fillojë të thotë një gjë në darkë dhe do ta përsërisë, nuk mban më Rama, është e shkuara, boll i vjedh kohë shqiptarëve. Tani duhet të merremi me të ardhmen. Do të largojmë Ramën me 25 prill. Ne nuk ofrojmë mrekulli por normalizim shancesh.’– u shpreh Basha.

LAJMI KRYESOR: Sulmet e PS ndaj programit të PD-së, Basha: U trembën nga ne, koha e Ramës mbaroi! S’premtoj mrekulli, kam plan pune

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me gazetaret 2 shkurt 2021 lulzim basha basha me gazetaret 2 shkurt 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 2 Shkurt 2021, 12:21

ELBASAN– Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja ka adresuar kallëzimin e Partisë Demokratike në SPAK për shpërdorim detyre. (SHIKO KËTU) Në një intervis...