Politike

Sulmi i Ahmetajt ndaj programit të PD, Basha nuk ka të ndalur: Nga e tha…nga Nusr-eti? Kishte shkuar sërish atje

2 Shkurt 2021, 12:52 Nga DOSJA
Sulmi i Ahmetajt ndaj programit të PD, Basha nuk ka të ndalur: Nga e

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka ironizuar ministrin për Rindërtim, Arben Ahmetaj lidhur me programin ekonimik të Partisë Demokratike. I pyetur për një koment lidhur me deklaratat e ish-ministrit të Financave, Basha u përgjigj me batutë, duke pyetur nga cili vend e kishte bërë komentin, duke përmendur restorantin luksoz të Nusr-et.

PJESË NGA BISEDA: 

Pyetje: Rama tha se programi është pa shtyllë kurrizore, Ahmetaj tha se do të dështoni, keni një koment?

Basha: Nga e tha nga Nusr-eti. Se më thanë që ishte sërish atje. Nuk merrem me njerëz që dështojnë. 8 vite kishte gjithçka në dorë. Këta punuan për veten e tyre, dhe braktisën gjithë shqiptarët. Këta janë arsyet pse të rinjtë ikin drejt perëndimit. Këta janë arsyet pse shtresa e mesme taksohet më shumë se në të gjithë vendet e Balkanit. Kosto e jetës është rritur me 40%. Më thoni një premtim që ka mbajtur. Kur nuk ka bilanc, çfarë pret të bëjë? Planin e sulmoi dhe e kopjoi. Ai nuk e kupton në plan të parë. Sulmet ndaj meje janë intensifikuar pas planit ekonomik. Çfarë prisni të thotë? Shënojini se 3 muaj vetëm këto do të dëgjoni.

LAJMI KRYESOR: Sulmet e PS ndaj programit të PD-së, Basha: U trembën nga ne, koha e Ramës mbaroi! S’premtoj mrekulli, kam plan pune

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha 2 shkurt 2021 lulzim basha lulzim basha 2 shkurt 2021

Sondazh

Poll

Politike 2 Shkurt 2021, 12:21

ELBASAN– Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja ka adresuar kallëzimin e Partisë Demokratike në SPAK për shpërdorim detyre. (SHIKO KËTU) Në një intervis...