Politike

BATUTAT: Basha “kapet” me Ramën: S’kupton ekonominë, pak vonë ta nxërë tani. Shikon programin tonë e hap thesin…

2 Shkurt 2021, 12:34 Nga DOSJA
BATUTAT: Basha “kapet” me Ramën: S’kupton ekonominë,

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha nuk është kursyer me kundërshtarin e tij politik, kryeministrin Edi Rama. Në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, Basha ka ironizuar numrin një të qeverisë, duke theksuar se sot kishte pranuar që taksa progresive ka dështuar. Më tej, ka vijuar me ironinë duke u shprehur se Rama nuk e kupton ekonominë dhe tanimë për shkak të moshës e ka të vështirë që ta përvetësojë. 

Kur dolëm ne me pagën minimale dhe doli e mori tha do ta bëj unë. Se si do ta bëjë Zoti e di. Ne e kemi rrugën për një plan ekonomie, po ai se ka kuptuar, e as ka për ta kuptuar. Kur do ta kuptojë në pension? Pak si vonë është që të nxërë ekonominë. Shikon programin tonë dhe fillon e premton, hap thesin se do bëjë në 3 muaj, atë që nuk ka bërë në 8 vite. Sot tha që taska progresive ka dështuar. Urdhëro? Është një nga arsyet kryesore të dështimeve të Edi Ramës, por në lodhjen e fshehu në ato sulmet e bajatisura të sotme. Dua t’ja theksoj unë. Të paktën tani i pranon. Sigurisht që taska ka dështuar. 8 vite kishte kohë të mbante premtimet, por i shkeli. Taksa progresive ka dështuar, ka prodhuar korrupsion e padrejtësi, ka larguar rininë. Taksa progresive ka pasuruar oligarkët, ka varfëruar shqiptarët. Taksa progresive ka shkatërruar klimën e biznesit, taksa e sheshtë 9% do të sjellë zhvillim,“-tha Basha.

LAJMI KRYESOR: Sulmet e PS ndaj programit të PD-së, Basha: U trembën nga ne, koha e Ramës mbaroi! S’premtoj mrekulli, kam plan pune

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha 2 shkurt 2021 lulzim basha lulzim basha 2 shkurt 2021

Sondazh

Poll

Politike 2 Shkurt 2021, 12:21

ELBASAN– Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja ka adresuar kallëzimin e Partisë Demokratike në SPAK për shpërdorim detyre. (SHIKO KËTU) Në një intervis...