Politike

‘Përmbytjet në Tiranë, periferike’, Veliaj: T’i kthejmë natyrës haraçin e mos të ndërtojmë kuturu

2 Shkurt 2021, 13:58 Nga DOSJA
‘Përmbytjet në Tiranë, periferike’, Veliaj: T’i

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj komentoi në një lidhje të drejtpërdrejtë me News24, situatën e përmbytjeve në kryeqytet. Veliaj tha se krahasuar me vite më parë, problemet sot janë periferike, ndërsa apeloi qytetarët për bashkëpunim.

“Ka qenë një fundjavë e vështirë, dhe fatmirësisht shirat na kanë dhënë pak frymëmarrje kanë pushuar. Krahasuar me vite më parë ku Lana fryhej e shkonte gjithë unazës sot ngarkesat i kemi periferike, në zona kodrinore, ku janë prerë pemët.  Lajmi i mirë është se nuk ka rrezik apo zhvendosje të shtëpisë, por do duhet të bëjmë disa pilotime në disa zona, e kuptoj kanë qenë vitet ‘90 vite të vështira por duhet të japim mesazhin që nga tani e tutje nuk mundet të vazhdojë një ndërtim dokudo sepse ka edhe kosto të lartë betonimi i kodrave, por lajmi më i mirë është që nuk kemi patur tragjedi. Në Dajt, Priskë e Surrel, kemi patur raste problematike, por fatmirësisht pa rrezik për njerëzit. Lus qytetarët për bashkëpunim, jo vetëm tani por edhe në ditët me diell. Kur natyrës ti kthejmë haraçin e mos ndërtojmë kuturu.” u shpreh Veliaj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon veliaj erjon veliaj

Sondazh

Poll

Politike 2 Shkurt 2021, 12:21

ELBASAN– Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja ka adresuar kallëzimin e Partisë Demokratike në SPAK për shpërdorim detyre. (SHIKO KËTU) Në një intervis...