Politike

2 Shkurt 2021, 12:21 Nga DOSJA

ELBASAN– Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja ka adresuar kallëzimin e Partisë Demokratike në SPAK për shpërdorim detyre. (SHIKO KËTU) Në një intervistë për Report Tv, Llatja tha se gjithçka vinte si pasojë e një lufte të brendshme politike mes demokratëve të Elbasanit, duke u zotuar se nuk është prekur asnjë centimetër tokë publike. Në sqarimin e tij, socialisti theksoi se marrëveshja mes pronarëve të tokës dhe kompanisë së ndërtimit ka kaluar në Këshillin Bashkiak disa vite më parë, kohë në të cilën kanë qënë pjesë edhe përfaqësuesit e PD-së, të cilët kanë votuar “pro” saj. Duke mohuar edhe njëherë të gjithë akuzat, që sipas demokratëve kanë shkaktuar një dëm prej 8.3 milionë euro, do të dorëzojë dokumentacionin e plotë pranë organeve ligjore. 

FJALA E PLOTË: 

Më bëhet qejfi që PD po i beson drejtësisë. Është inskenim total. Partia Demokratike po kthehet në komunizëm pasi pronat private të familjeve të vjetra të Elbasanit në pronë truall dhe Bashkia e Elbasanit të sillej si pronare e këtyre pronave. Familje të vjetra e kanë marrë pronën që në kohën e Partisë Demokratike. Është një pronë private, ku pronat kishin rënë dakord për zhvillimin e pronës së tyre. Kanë marrë kompensimin me 35% për një investim të Bashkisë së Elbasanit për zyrat e reja të administratës së bashkisë. Nuk ka asnjë të vërtetë, është inskenim. Vetë strukturat e PD po përpiqen të heqin figurat e vjetra që kanë qënë edhe Këshillin Bashkiak. Këshilli Bashkiak e ka vendosur këtë marrëdhënie kompensimi mes kompanisë së zgjedhur nga pronarët. Ka qenë i gjithë bashkë Këshilli Bashkiak i Elbasanit që ka vendosur për këtë marrëdhënie për kthimin fizik të pronës për disa pronarë që duan të zhvillojnë pronën e tyre. Pa votën e tyre nuk bëhej asgjë në Bashkinë e Elbasanit. Ne do t’ia çojmë dokumentacionin e plotë strukturave të drejtësisë. Bashkia e Elbasanit nuk ka falur asnjë centimetër tokë publike. Jemi mësuar me këto betejat e vogla që prek edhe të tretë. Është luftë e brendshme e Partisë Demokratike. Është absurditet.

Paraditen e sotme, Partia Demorkatike nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, ka kallëzuar në SPAK kryebashkiakun e Elbasanit, Gledjan Llatja, me akuzën për “shpërdorim të detyrës”. Llatja akuzohet për kontratën e partneritetit publik privat që i mundëson kompanisë private ndërtimin e kullave në lulishten pranë Bashkisë së Elbasanit, duke falur edhe tokë publike. Sipas PD-së, ai ka shkaktuar një dëm prej 8.3 mln eurosh.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gledjan llatja padia e pd per gledjan llatjan partia demokratike gledjan llatja padia e pd per gledjan llatjan partia demokratike

Sondazh

Poll