Politike

Rama me gazetarët: Gahler, karagjoz, lloj e soj tipi që flet sikur është nga Babrruja. PS nuk do të bëjë fushatë me taks

2 Shkurt 2021, 10:11 Nga DOSJA
Rama me gazetarët: Gahler, karagjoz, lloj e soj tipi që flet sikur

TIRANË– Programi i Partisë Socialiste nuk do të ketë në fokus ndryshimin e taksës. Ndryshe nga çfarë po premtojnë fort kundërshtarët e tij politikë për një ulje të taksës nga 23% në një taksë të sheshtë 9%, Rama tha se “ne nuk do të bëjmë fushatë me taksën”. Në një bashkëbisedim me gazetarët, pasi mori dozën e dytë të vaksinës kundër COVID19, Rama tha se programi i PS nuk ka në fokus këto zgjedhje, por një “vizion për Shqipërinë e vitit 2030”.

I ashpër ishte me Koordinatorin për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler, i cili kritikoi kryeministrin Edi Rama, pas qëndrimeve që ky i fundit ka mbajtur ndaj Bashkimit Europian, duke e cilësuar jomiqësor. Rama shfryu në disa epitete për koordinatorin, duke thënë “Ça është ky, mo ça është ky? Ku flet ky, nga Babrruja? Mos u jepni hapësirë lloj e lloj tipave, që në vendin e tyre nuk i pyet askush”,-tha Rama teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për Galher. “Politika është cirk ku s’mbarojnë karagjozët“-tha ai.

Kryeministri iu përgjigj edhe pyetjeve nëse socialistët do të ulin taksën 23%. Rama tha se taksimi do të vijojë të jetë progresiv, duke shtuar se PS nuk do të bëjë fushatë me taksën. Rama foli edhe për aksionin e tij politik kundër LSI-së. Ai tha se projekti për të çuar LSI-në për skrap, ishte në bashkëpunim me Lulzim Bashën, por “Basha tradhtoi dhe u bë aksioner i katërt tek SHPK-ja e Ilirit dhe Saliut”. 

Kryeministri mohoi që dëbimi i diplomatit rus, Alexey Krivosheev nga Shqipëria, të nxisë konflikt mes dy vendeve. Ndërsa foli edhe për tenderin e Ndrangheta-s, Rama tha se tha se vendi bëhet maskaradë në sytë e të huajve nga të tilla lajme, që i cilësoi si të papërfillshme.

Më tej vijoi të përgjigjej për rindërtimin, fushatën e Partisë Socialiste, por edhe arsyen pse zgjodhi Durrësin. “Janë dy arsye, e para personale dhe e dyta për ta kthyer në motorin e ekonomisë së vendit“-tha Rama. 

Konferenca u mbyll me një sqarim për ambasadoren Yuri Kim dhe kandidatët e inkriminuar. Rama tha se ligji për dekriminalizimin shkel të drejtat e njeriut, ndërsa shtoi se partitë nuk kanë mekanizma kontrolli dhe përgjegjësia është individuale.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 2 shkurt 2021 edi rama edi rama 2 shkurt 2021

Sondazh

Poll