Politike

Rama hedh poshtë ligjin: Dekriminalizimi shkel të drejtat e njeriut, s’ma tregon dot punën time asnjë ambasador… përgje

2 Shkurt 2021, 12:00 Nga DOSJA
Rama hedh poshtë ligjin: Dekriminalizimi shkel të drejtat e njeriut,

TIRANE– Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje shteruese thirrjeve të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila iu kërkoi liderëve të partive të mos marrin persona të inkriminuar në listat e kandidatëve për deputetë. Teksa përsëriti qëndrimin se partitë nuk kanë lidhje me kandidatët e inkriminuar pasi nuk kanë mundësi verifikimi, Rama hodhi poshtë edhe ligjin për dekriminalizimin duke thënë se ky ligj shkel të drejtat themelore të njeriut. 

Pyetje: Shqetësimet e ambasadorëve, do ketë në listat e PS persona që janë prekur nga ligji i dekriminalizimit?

Unë s’kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikane detyrën time, kam shumë respekt për ambasadoren është në të drejtën e vet të thotë atë që mendon por kjo përgjigje s’është për të, është për ju, mos pa nxirrni përpara ambasadoren amerikane qe thënë këtë e atë, s’ka nevojë të ma kujtojë asnjë koordinator në PE , e di shumë mirë detyrën time karshi ligjit e popullit shqiptar.

Nuk e kuptoj dot akoma, 30 vjet pasi e kem i zgjedhur një sistem të përgjegjësisë individuale para ligjit t’i kërkohet partive politike e kryetarit të mbajnë përgjegjësi pse njëri apo tjetri del se ka gënjyer, se kuptoj ca duhet të bëj unë e një parti politike në Shqipëri, si të penetrojë nëpër zgafellat e dokumenteve që bota i ka të mbyllura, se s’ka në Evropë një ligj si ky?

Bota pas 5 vjetësh të konsideron të larë, ke bërë çke bërë bota thotë fakti nuk ekziston, se zgjedhja për të jetuar në demokraci është për të pasur të drejtën të gabosh pa u pushkatuar e të rehabilitohesh pasi ke kryer dënimin.

Ne kemi bërë një ligj që e shkel këtë të drejtë me vetëdije e konsensus të partive politike kjo është arsye pse PS e PD e cilado parti tjetër se ka cuar në gjykatë kushtetuese
se ky ka qenë kompromisi, se u bë këtu sikur jemi ne malin Athos e bëjmë moral pa lidhje e kërkojmë llogari në adresë të gabuara.

Ti deklaron që je i pastër, ndërkohë në moshën 11-vjeçare ke bërë një krim, nuk është i lexueshëm nga unë dhe nga ti. Shkoni por nuk ua jep njeri. Janë në analet e Policive. Ka mbaruar. Këtë proces nuk e bën dot partia politike. Kaq e thjeshtë është kjo. Kur del që ka gënjyer ikën nga puna dhe përballet me ligjin. Kjo është mënyra ta mbyllim këtë temë. E bëmë këtë vend sikur ç’do gjë ka diçka të pisët nga pas.

Me këtë ligj vetëdeklarimi vendos. Ti deklaron që je i pastër, ndërkohë në moshën 11-vjeçare ke bërë një krim, nuk është i lexueshëm nga unë dhe nga ti. Shkoni por nuk ua jep njeri. Janë në analet e Policive. Ka mbaruar. Këtë proces nuk e bën dot partia politike. Kaq e thjeshtë është kjo. Kur del që ka gënjyer ikën nga puna dhe përballet me ligjin. Kjo është mënyra ta mbyllim këtë temë. E bëmë këtë vend sikur ç’do gjë ka diçka të pisët nga pas.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ligji i dekriminalizimit yuri kim edi rama ligji i dekriminalizimit yuri kim

Sondazh

Poll