Politike

Rama: Shkatërrimi i LSI-së ishte projekt yni me Lulzim Bashën, ai e tradhtoi dhe u bë aksioner i katërt tek SHPK-ja e Iliri

2 Shkurt 2021, 11:15 Nga DOSJA
Rama: Shkatërrimi i LSI-së ishte projekt yni me Lulzim Bashën, ai

TIRANE– Kryeministri Edi Rama përsëriti sot zotimin e tij të fushatës së vitit 2017, për të shkatërruar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Rama tha se projekti për të çuar LSI-në për skrap, ishte në bashkëpunim me Lulzim Bashën, por ky i fundit, sipas tij, e tradhtoi projektin dhe u bë aksioner me Metën, Berishën dhe Kryemadhin.

PJESE NGA BASHKEBISEDIMI:

Pyetje: Në 2017 ju ndërtuar një fushatë të gjerë me moton kryesire për të çuar LSI për skrap. ndërkohë së fundmi disa vfigura të lsi i keni pranuar më partinë tuaj, mes tyre dyu ninhistra të rëdnësishëm e jetë gjatë si Lefter Koka e Nasip Naco, cfarë ndodh këta njerëz jaën abuziv kur janën pranë kryemadhit e metës? e kur vijnë pranë jush iu aktivizohen vetitë e mira? Si ndodh ky ndryshim perceptim oër individët

RAMA: Ke dëgjuar ti ndonjëherë që të flas për këta njerëz si abuziv?

Pyetje: Ishin pjesë e tepsisë?

RAMA: Ou?

Pyetje: Nëse ishin ministra që qeverisnin me ju e për atë parti, nëse kemi kuptuar gabim unë tërhiqem.

RAMA: Ti duhet të tërhiqesh pa pranuar unë gabimin, çuarja për skrap e LSI-së, një projekt i përbashkët me Bashën, por i tradhtuar nga Basha, se unë se kam tradhtuar projektin, Basha e tradhtoi se ishte ai që e ndau me demokratët domosdoshmërinë për të çuar LSI-në për Skrap, dhe sot është një aksioner në SHPK-në e 4 ortakëve, se ortakët kryesorë janë Saliu, Ilir Meta. E ke impostuar gabimin opinionin që dhe. LSI-ja është projekt që duhet zhbërë, s’është çështje personash, se s’janë njerëzit që korruptojnë sistemet, por sistemet që korruptojnë njerëz. Keni provat plot, ndryshoni ekran dhe do të jeni njerëz të tjerë. Unë besoj se LSI-ja është sistem që duhet çmontuar komplet.”-tha Rama.

(F.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 2 Shkurt 2021, 10:36

TIRANE- Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, e quajti programin e Partisë Demokratike, një “tallje” me qytetarët. Ahmetaj tha se socialistët e kan...