Politike

Yuri Kim MESAZHE të qarta për kandidatët, Alket Hyseni: Ka informacione për emra “të pistë”, ne në PS s’kemi

2 Shkurt 2021, 06:52 Nga DOSJA
Yuri Kim MESAZHE të qarta për kandidatët, Alket Hyseni: Ka

TIRANË– Deputeti Alket Hyseni ka komentuar deklaratat e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila disa herë u ka bërë thirrje krerëve të partive që të zgjedhin me kujdes kandidatët për deputetë.

Hyseni i ftuar në emisionin “Open”, u shpreh se përderisa Kim bën thirrje të tilla, do të thotë se ka informacione se do të ndodhë. Por ka shtuar se Partia Socialiste bën verifikime pa shkuar në komision dhe deri më tani nuk ka raste të tilla.

“Fillojmë verifikimin pa vajtur tek komisioni. PD nuk na mbështeti. Kim ka informacione që partitë fusin në lista emra që në Vetting kanë dalë të pistë. Shqetësimi i ambasadores është që para këtyre zgjedhjeve edhe persona që kanë një percepim të lartë në publik dhe fakte që nuk kanë rezultuar penale të mos i fusin në listë. Në PS nuk ka kandidatë me të shkuar kriminale,”- tha Hyseni.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alket hyseni letra e yuri kim per kreret e partive alket hyseni letra e yuri kim per kreret e partive

Sondazh

Poll

Politike 1 Shkurt 2021, 21:21

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka përshëndetur vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe...

Politike 1 Shkurt 2021, 21:16

TIRANË– Mbrëmjen e sotme ka plasur debati në emisionin “Open” ku moderatorja Eni Vasili është ‘përplasur me deputetin socialist Alket Hyseni. Teksa ka folu...