Aktualitet

HARTA LIVE: Reshjet e shiut të pranishme në zonat e vendit. Shkodra dhe Lezha ende të përmbytura, kërkohet ndihma e ushtris

2 Shkurt 2021, 06:27 Nga DOSJA
HARTA LIVE: Reshjet e shiut të pranishme në zonat e vendit. Shkodra

TIRANË– Reshjet e shiut vijojnë të jenë intensive në territorin e vendit. Zonat janë të përmbytura e disa prej tyre kërkojnë ndihëmn e ushtrisë.

Qyteti i Shkodrës ende vuan pasojat e përmbytjeve duke u bërë një ndër më problematiket. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1450 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë, ndërsa Rruga e Obotit është e pakalueshme edhe të larta. Ndërkohë rrugë të bllokuara ka në zonën e Darragjat Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit aty ku lartësia e ujit arrin 130-150 cm në rrugë.

Në raportin e 24 orëve të fundit nga Bashkia e Lezhës thuhet se aktualisht janë të përmbytura 270 hektarë sipërfaqe të tokës bujqësore në Torovicë, Tesh dhe Gjorm. Ndërkohë lumenjtë dhe rezervuaret nuk paraqesin probleme të theksuara. Rrugët urbane dhe ato rurale janë të kalueshme pa problem.

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë daljen e lumit Ishëm nga shtrati që prej mbrëmjes së kaluar. Rreth 5000 hektarë tokë bujqësore janë në ujë kryesisht në fshatrat Murqinë, Derven, Luz, Bilaj dhe Mallkuç. Aktualisht 50 banesa në fshatrat e përmbytur janë të rrethuara nga uji duke izoluar banorët atje.

Për shkak të reshjeve të shiut niveli i ujit në liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna do të jenë në rritje, por nuk pritet rrezik i shtuar nga përmbytjet. Sa i përket temperaturave, ato do të variojnë nga 10-15°C në bregdet; në vendet e ulëta: 8 / 13 °C; ndërsa në vendet malore: 3 / 9 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore.

HARTA LIVE: 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet igjeum moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit igjeum moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit

Sondazh

Poll