Sport

‘Tmerri’ i muajit të mjaltit, ja çfarë ndodhi me futbollistin e njohur

13 Shkurt 2019, 16:03 Nga DOSJA
‘Tmerri’ i muajit të mjaltit, ja çfarë ndodhi me

Bankok – Futbollisti i Bahreinit, Hakeem al Araibi dhe gruaja e tij e nisën muajine  tyre të mjaltit në Tajlandë vitin e kaluar, por nuk shkoi siç e kishin planifikuar. Ndërsa 25-vjeçari që kishte status refugjati në Australi, shkoi në Bankok në 27 nëntor, policia tajlandeze e emigracionit ishte duke e pritur dhe e arrestoi atë pas një ‘alarmi të kuq” të Interpolit nga Bahrein, njofton Reuters.

Futbollisti u largua nga Bahreini në 2014 pasi u akuzua për vandalizëm gjatë protestave të ‘Pranverës Arabe’ dhe u dënua në mungesë me 10 vjet burg. Ai i mohoi akuzat dhe jetoi si refugjatë në Australi që nga ajo kohë, edhe pse më shumë se dy muaj grindje diplomatike dhe shqyrtimi intensiv nga organizatat e sportit dhe të drejtat globale që kërkuan lirimin e Araibit nga një burg në Bankok dhe ku pritet që ai të ekstradohet në vendin e Gjirit, por Araibi tha se ai do të torturohej nëse do ta kthenin atje.

Të hënën, Zyra e Avokatit të Përgjithshëm të Tajlandës tha papritur se e kishte rrëzuar çështjen e ekstradimit, pasi Baherini kishte hequr dorë nga kërkesa.

Nuk është e qartë kur dhe pse, mbretëria e Gjirit ndryshoi mendje. Ky qëndrim erdhi në krye të një takimi ndërmjet Ministrit të Jashtëm të Tajlandës Don pramudëinai dhe Princit të Kurorës të Bahrein, Salam bin Hamad al Khalifa të shtunën në Manama, edhe pse axhenda e atij takimi nuk u zbulua.

Ministri i Jashtëm i Bahrein tha se dënimi 10 vjet me burg për Araibi mbeti në vend dhe rikonfirmoi të drejtën “për të ndjekur të gjitha veprimet ligjore kundër tij”.

Brenda disa orësh nga vendimi i Tajlandës, Araibi mori avionin për t’u kthyer në Melburn, ku u mirëprit nga qindra mbështetës të tij ditën e martën.

Araibi tha për Reuters: “Tani jam duke pritur nënshtetësinë australianë dhe nuk kam ndërmend të iki jashtë vendit pa e marrë atë. Gjithashtu, kam nevojë që qeveria australiane të më sigurojë se nuk do të arrestohem më kur të udhëtoj jashtë vendit.”

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport #araibi #muaji i mjaltit #burgosja e futbollistit #araibi #muaji i mjaltit #burgosja e futbollistit

Sondazh

Poll