Politike

PIKAT- Basha bën prezantimin e programit të PD-së për shëndetësinë: Zbatojmë parimin “paraja ndjek pacientin”, ilaç

1 Shkurt 2021, 10:08 Nga DOSJA
PIKAT- Basha bën prezantimin e programit të PD-së për

TIRANË– Partia Demokratike ka prezantuar sot programin për Shëndetësinë, i cili do të vihet në zbatim nëse dalin fitues nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në një konferencë nga selia blu, Lulzim Basha ka premtuar me zë dhe figurë shërbim më të mirë shëndetësor, duke u ndalur dhe në disa pika. 

Në fjalën e tij, Basha u zotua se do të angazhohej për të ulur tarifat, duke vendosur parimin “paraja ndjek pacientin”. Basha premtoi se bazuar në programin e tij, do të jenë pacientët ata që do të zgjedhin mjekin e familjes, klinikën dhe spitalin ku dëshirojnë që të kurohen, por pa asnjë kosto shtesë.


Numri një i demokratëve, premtoi se do të ndalojë largimin e bluzave të bardha nga vendi, duke përmendur edhe njëherë rritjen e pagave: 700 euro për infermierët dhe 1200 për mjekët. Nga ana tjetër, eksperti Gazmend Koduzi premtoi edhe 950 euro pagesë për të gjithë mjekët që zgjedhin të specializohen. Për të shtuar numrin e bluzave të bardha në vend, Basha bëri me dije se do të hapte një fakultet të ri mjekësor.

Sa i përket barnave, kandidati për kryeministër siguroi se të gjithë pacientët do të rimbursoheshin në bazë të diagnozës, duke folur edhe për një kontroll të gjithë barnave që hyjnë në vend.

Ky është plani i dytë që Partia Demokratike prezanton për një hark të shkurtër kohor, pasi vetëm pak ditë më parë dhe zgjidhjen e tij për ekonominë e vendit, duke shtuar se vetëm kështu: Shqipëria fiton!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike partia demokratike programi shendetesori i pd partia demokratike programi shendetesori i pd

Sondazh

Poll

Politike 1 Shkurt 2021, 09:33

TIRANË– Ministri për Diasporën Pandeli Majko foli në Kuvendin e Shqipërisë për votën e shqiptarëve në diasporë. Ai theksoi se nuk duhet të përmendet termi ...