Politike

Përplasjet në Kuvend/ Papa: Çfarë po bën Ministria e Diasporës? Majko: Gjërat janë të qarta, ashtu siç unë kam flokë

1 Shkurt 2021, 09:51 Nga DOSJA
Përplasjet në Kuvend/ Papa: Çfarë po bën Ministria e

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë nisi ditën e sotme me përplasje mes deputetit Kostaq Papa dhe Ministrit për Diasporën Pandeli Majkon. Ishte Papa ai i cili në fjalën e tij u shpreh se qeverisja shqiptare nuk ka bërë asgjë për emigrantët që ndodhen jashtë trojeve tona. Ai shtoi se duhen ngritur sisteme në mënyrë që ti jepen shqiptarëve jashtë vendit të drejtën e tyre për të ruajtur traditën. Përgjigjen Papa e mori nga Majko i cili iu drejtua duke i thënë se duhet të marrë më shumë informacion për gjërat që janë bërë për shqiptarët që ndodhen jashtë trojeve shqiptare. Në fund Majko i tha se gjërat janë shumë të qarta, njëtë siç janë flokët e thinjura të tij dhe kaçurrelat e Papës.

BISEDA:

Kostaq Papa: Procesi për vendosjen në kontroll të emigracionin është një proces që po mabn peng qeverinë. Cfarë po bën qeverisja shqiptare, ministria e Diasporës për hapjen e shkollave shqipe. Këto gjëra duhen ngritur në sistem, që ti japë shqiptarëve jashtë të drejtën për të ruajtur traditën dhe jo asimilimin. Është e drejta e tyre dhe kjo bëhet me njerëz të mirë në qeverisje jo me militantë, jo me njerëz që viijnë në qeverisje për të marrë vetëm rrogat. Duhet të bëhen të gjitha përpjekjet. Unë di të gjitha lëvizjet e pushtetuesve kur ikin jashtë.

Pandeli Majko: Unë erdha për të dhënë një informacion për cështjen e votës të shqiptarëve jashtë. Nuk kam ardhur të dëgjoj dëngla. Sa ke kohë zotëri jashtë vendit që të kërkojë libra sic janë kërkuar më parë. Sa ke kërkuar informacion për pensionet. Vjen këtu dhe lëshon dëngla të pavërteta, Nëse do informacion për atë që bëjmë ne, për atë që bëjmë ne për të drejtën e votës, se cfarë kemi bërë ne për historinë. Ka ca gjëra që janë shumë të qarta zoti papa, ashtu sic unë kam flokët e bardha dhe ti që ke humbur kacurrelat prej kohësh.

Kuvendi kalon 5 projektligje/ Vota e emigrantëve, Majko: Detyrim në 25 prill, KQZ të zbatojë ligjin! Maxhoranca ‘kapet’ me planin e PD, Spiropali: Jemi pranë integrimit (ZHVILLIMET)

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kostaq papa pandeli majko seanca plenare 1 shkurt 2021 kostaq papa pandeli majko seanca plenare 1 shkurt 2021

Sondazh

Poll

Politike 1 Shkurt 2021, 09:33

TIRANË– Ministri për Diasporën Pandeli Majko foli në Kuvendin e Shqipërisë për votën e shqiptarëve në diasporë. Ai theksoi se nuk duhet të përmendet termi ...