Politike

‘Dozat e para vijnë sot në darkë’/ Rama për vaksinat: Kemi një spostim në kohë, jemi shumë afër një marrëveshje m

1 Shkurt 2021, 09:00 Nga DOSJA
‘Dozat e para vijnë sot në darkë’/ Rama për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes me drejtuesit e PS-së në selinë rozë doli para gazetarëve aty ku iu përgjigj pyetjeve të tyre. I pyetur për vaksinat ‘Pfizer’ Rama tha se mbërmjen e sotme pritet që të vijnë disa doza. Ndërkohë ai pohoi se sasia e dozave do të jetë më e vogël se marrëveshja e fillmit që parashikonte mbërritjen e 10 mijë vaksinave.

Ndër të tjera kryeminstri tha se vaksinimi do të vazhdojë për mjekët dhe infermierët mirëpo paralelisht do të nis dhe vaksinimi për të moshuarit. Ndërkohë kreu i qeverisë tha se jemi shumë pranë një marrëveshje përfundimtare me Astra Zenecën.


“Jemi në kushtet kur kemi një kontratë direkte dhe nuk jemi në dorë të mekanizmave të BE, as në dorë të Covax, që dhe aty problemi është i jashtëzakonshëm, kanë nisur kërcënimet për hedhje në gjyqe nga disa shtete të mëdha të BE-së.Ne kemi vetëm një spostim në kohë, nga java e tretë e Janarit, dozat e para do të mbërrijnë sot në darkë, dhe do të vazhdojnë me faza, jemi shumë pranë një marrëveshje përfundimtare me Astra Zenecën, janë tre shtete me të cilat ne vijojmë kontaktet dhe jemi në rrugë të mbarë.Mund të them që skenari prej 14 muajsh për vaksnimin nuk kanë rënë, pavarësisht të papriturave. Do të vazhdojë vaksinimi me mjekët dhe infermierët, nuk e kam shifrën e saktë të dozave që do të mbërrijnë sot.Do të vijnë më pak doza nga sa kishte marrëveshja, e rëndësishme është që fillon vaksnimi i dytë, dhe pastaj vazhdojmë me të tjerat”, u shpreh Rama.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rama mbledh drejtuesit politike 1 shkurt 2021 rama mbledh drejtuesit politike 1 shkurt 2021

Sondazh

Poll