Politike

Takimi me drejtuesit politikë, Rama tregon ku do kandidojë në zgjedhje: Vlorën s’ e lë, Durrësit i kam borxh! Sot mbërr

1 Shkurt 2021, 07:52 Nga DOSJA
Takimi me drejtuesit politikë, Rama tregon ku do kandidojë në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mblodhi sërish këtë të hënë në selinë e Partisë Socialiste në një takim drejtuesit politikë të 12 qarqeve të vendit. Pas daljes nga mbledhja kreu i qeverisë doli në një prononcim për gazetarët aty ku foli për vaksinat anti-COVID që sipas tij do të vijnë gjatë mbrëmjes së sotme, por nuk ka lënë pas edhe zgjedhjet e 25 prillit.

Pas mbledhjes, para gazetarëve, Rama nisi fjalinë e tij duke pranuar se ka pasur vonesa për mbërritjen e vaksinave, bazuar në afatin që dha ai vetë. Ndër të tjera, numri një i qeverisë pohoi se një pjesë e dozave do të mbërrijnë sot në darkë, por shtoi se sasia do të jetë më e vogël nga sa ishte parashikuar. Sipas Ramës, paralelisht me mjekët dhe infermierët, do të nisë edhe vaksinimi për të moshuarit. Ndërsa shtoi se qeveria shqiptare është pranë një marrëveshjeje me kompaninë tjetër, Astra Zeneca.

Para gazetarëve, kreu i qeverisë nuk u shpëtoi pyetjeve për kandidaturën e tij lidhur me zgjedhjet e 25 prillit. Shumë i prerë dhe i qartë, Rama u shpreh se Vlorën nuk e lë, por la të kuptohej se në planet e tij ishte edhe qyteti i Durrësit.

“Ky është problem më i vogël por është e sigurt që unë Vlorën nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh”- tha ai. Megjithatë nuk konfirmoi asgjë zyrtarisht.

Sa i përket apelit të ambasadores së SHBA, Yuri Kim e cila u kërkoi krerëve të partive politike të “spastronin” kandidatët për deputetë, Rama tha se kjo ishte një përgjegjësi individuale e çdo kandidati. Ai shtoi se krerët e partive nuk janë drejtori policie dhe se përgjegjësia është individuale.

(a.b.k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama mbledh drejtuesit politike 1 shkurt 2021 edi rama rama mbledh drejtuesit politike 1 shkurt 2021

Sondazh

Poll