Politike

1 Shkurt 2021, 09:33 Nga DOSJA

TIRANË– Ministri për Diasporën Pandeli Majko foli në Kuvendin e Shqipërisë për votën e shqiptarëve në diasporë. Ai theksoi se nuk duhet të përmendet termi “emigrantë”, por “shqiptarë që jetojnë jashtë vendit”. Majko shtoi se KQZ duhet që të marrë vendim përfundimtar për votimin e shqiptarëve, që jetojnë jashtë vendit.

“Kam pasur vështirësi për të kuptuar kërkesën e interpelancën. Duhet të shmanget përdorimi i fjalës “emigrant”, por në Kushtetutë thuhet “shqiptarët që jetojnë jashtë vendit”. Janë miratuar dy nene, që përfshijnë të drejtën e shqiptarëve jashtë vendit që të votojnë. Votimi nga jashtë vendit administrohet nga KQZ. KQZ duhet të marrë vendimin për votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë shtetit. Kam raportuar gjithmonë në parlament dhe komisionet përksatëse, për çështje që kanë të bëjnë me shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë”, tha Majko.

Pandeli Majko nënvizoi se ka qenë dhe është në komunikim me KQZ-në, për votën e shqiptarëve të diasporës.

Kam qenë dhe jam në komunikim të rregullt me KQZ-në dhe me zyrtarë të tjerë të shtetit. Kriza politike që u krijua nga largimi i partive nga Kuvendi krijoi probleme. Vota e emigrantëve mund të jetë tërësisht e mundur”, u shpreh Majko.

Kuvendi kalon 5 projektligje/ Vota e emigrantëve, Majko: Detyrim në 25 prill, KQZ të zbatojë ligjin! Maxhoranca ‘kapet’ me planin e PD, Spiropali: Jemi pranë integrimit (ZHVILLIMET)

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike pandeli majko seanca plenare 1 shkurt 2021 pandeli majko seanca plenare 1 shkurt 2021

Sondazh

Poll