Politike

Kontrollojeni emrin tuaj! Publikohet ekstrakti i 5-të i listave zgjedhore të 25 Prillit 2021

1 Shkurt 2021, 07:47 Nga DOSJA
Kontrollojeni emrin tuaj! Publikohet ekstrakti i 5-të i listave zgjedhore

TIRANË– Ministria e Brendshme ka publikuar ekstraktin e pestë të listave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të zhvillohen më 25 prill 2021.

Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e pestë të përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit. Në njoftimin zyrtar, Ministria e Brendshme bën me dije se edhe ky ekstrakt, si edhe katër të parët, firmoset nga kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e institucioneve në mënyrë që çdokush të verifikojë emrin e tij në listë. 

“Nga data 3 shkurt 2021, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listës së pestë të zgjedhësve. Çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania,”- thuhet ndër të tjera në njoftim.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ministria e brendshme zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 ministria e brendshme zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll