Politike

Projektligji për azilkërkuesit në Shqipëri, ministri Çuçi: Të dhënat do mbahen në regjistër

1 Shkurt 2021, 09:50 Nga DOSJA
Projektligji për azilkërkuesit në Shqipëri, ministri

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka prezantuar në Kuvend projektligjin për azilkërkuesit në Republikën e Shqipërisë. Në fjalën e tij, ministri Çuçi prezantoi risitë e këtij projektligji duke parashikuar një rritje të bashkëpunimit mes institucioneve përgjegjëse për të plotësuar edhe kushtet e caktuara nga Bashkimi Europian.

“Çështjet e azilkërkuesëve janë më të trajtuarat e Gjykatave ndërkombëtare. Legjislacioni aktual i vitit 2014 ka hasur në zbatim disa problematika. Kemi një propozim të ri; rritjen e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse; mbajtja e të dhënave nëpërmjet regjistrit të azilit. Është parashikuar ndihmë juridike për ata që gëzojnë mbrojten ndërkombëtare. Komisioni për Azilit do të rrisë nivelin e përfaqësimit. Shqipëria është një nga vendet që ka vendosur agjendën 20-30, ndaj iu ftojmë ta votojmë këtë nismë me shumë rëndësi,”-tha Çuçi.

FJALA E ÇUÇIT:

E para parashikohet rritja e nivelit të bashkëpunimit midis institucioneve përgjegjëse duke zgjidhur mangësitë në këtë drejtim, duke niveluar strukturat përkatëse për të marrë përgjegjësinë e parë që në momentet e kalimit në pikat kufitare dhe në brendësi të territorit ku kontaktohet me azilkërkuesit. Risi tjetër është mbajtja e të dhënave nëpërmjet regjistrimit të azilkërkuesve, i cili është bërë funksional që nga viti 2018. Gjithashtu, nisma ligjore sanksionon bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtarë që ofrojnë asistencë duke shtuar gamën e tyre. Një disiplinim i rregullave për shtetasit azilkërkues është parashikuar nisur nga shqetësimet në vite gjatë akomodimit të tyre pranë qendrës së hapur për azilkërkuesit. Përveç të drejtës për të lëvizur lirshëm nga momenti i paraqitjes së kërkesës, janë përcaktuar rregulla dhe kufizime në rast të konstatimit të shkeljeve të rëndë. Është parashikuar ndihmë juridike e garantuar nga shteti e cila deri më sot ofrohej nga organizata ndërkombëtare. Komisioni i azilit dhe refugjatët riformatohet në strukturë, përbërje dhe status duke rritur nivelin e përfaqësimit, pasi emërimi bëhet nga këshilli i ministrit. Në projektligj është parashikuar njoftimi i kërkuesit në rastin e refuzimit, mospranimit të revokimit apo cdo forme të përfundimit të statusit të mbrojtjes të statusit plotësuese. Kjo mundëson vijhimin e procedurave ligjore, duke sjellë mos si pasojë moslargimin e personave me qëndrim të parregullta nga territori i Shqipërisë.

Kuvendi kalon 5 projektligje/ Vota e emigrantëve, Majko: Detyrim në 25 prill, KQZ të zbatojë ligjin! Maxhoranca ‘kapet’ me planin e PD, Spiropali: Jemi pranë integrimit (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi seanca plenare 1 shkurt 2021 bledi çuçi seanca plenare 1 shkurt 2021

Sondazh

Poll

Politike 1 Shkurt 2021, 09:33

TIRANË– Ministri për Diasporën Pandeli Majko foli në Kuvendin e Shqipërisë për votën e shqiptarëve në diasporë. Ai theksoi se nuk duhet të përmendet termi ...