Politike

Kuvendi kalon 5 projektligje/ Vota e emigrantëve, Majko: Detyrim në 25 prill, KQZ të zbatojë ligjin! Maxhoranca ‘kapet’

1 Shkurt 2021, 07:04 Nga DOSJA
Kuvendi kalon 5 projektligje/ Vota e emigrantëve, Majko: Detyrim në 25

TIRANË– Muaji shkurt ka nisur për projekligje dhe debate në Kuvendin e Shqipërisë. Në seancën e sotme plenare, të zgjedhurit e popullit kaluan 5 projektligjet, atë të azilantëve në Shqipëri; Kodin Detar; ratifikimin e marrëveshjes me Kosovën dhe Luksenburgun për shmangien e taksës së dyfshirë dhe atë të financimit të instrumentave të asistencës së paraanëtarësimit.

Deputetët votuan edhe për emërimin e Lorenc Bakos, si anëtar të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Seanca e sotme parlamentare nisi me interpelancën e ministrit të Diasporës, Pandeli Majko lidhur me votën e emigrantëve.

Nga foltorja e Kuvendit ka dalë kundër kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit, duke u shprehur se garantimi i votës është një detyrim ligjor. Por lidhur me këtë çështje nuk kanë munguar debatet. Kostaq Papa u përplas me ministrin duke e akuzuar se nuk ka kryer siç duket detyrën e tij, ndërsa Majko nuk i ka kursyer batutat. Më pas debatet vijuan gjatë prezantimit të projektligjit për azilkërkuesit në Shqipëri.

Ishte deputetja Rudina Hajdari, ajo që akuzoi në sy kolegët e saj se kishin “vjedhur” pasurinë e Shqipërisë, duke vijuar debatin me Taulant Ballën, me të cilin do të përballet në qarkun e Elbasanit. Më pas, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, nga Kuvendi ka sulmuar planin ekonomik të PD.

Deputeti socialist Ilir Beqaj foli për ndryshimet në Kodin Detar, ndërsa ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se Shqipëria ishte shumë pranë integrimit me Bashkimin Europian. Megjithatë nuk mungoi as çështja e përgjimeve të Ndrangheta, për të cilat Myslim Murrizi nuk ngurroi të shtonte propozimin për politikanët shqiptarë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise seanca plenare 1 shkurt 2021 kuvendi i shqiperise seanca plenare 1 shkurt 2021

Sondazh

Poll