Politike

Projektligji/ Burg për mjekët, tifozët, abuzesit me ushqimet e dhunuesit e kafshëve. Deri në 10 vite dënim për shkelësit

3 Maj 2019, 16:13 Nga DOSJA
Projektligji/ Burg për mjekët, tifozët, abuzesit me ushqimet e

TIRANË- Kryeministri Edi Ramës gjatë ditës së djeshme në fjalën e tij para Grupit Parlamentar të PS ka përmendur disa herë fjalën burg. Rama tha se është gati projektligji që do i dorëzohej Kuvendit për disa ndryshime në Kodin Penal, ku do ashpërsohej dënimi për disa vepra penale.

Dosja.al ka siguruar këtë projektligj, i cili tashmë i është dorëzuar Kuvendit dhe pritet që në ditët në vijim të diskutohet në Komisionet Parlamentare. Ato që Rama dje i deklaroi para deputetëve, janë materializuar në projektligj. Që nga dhuna ndaj funskionarëve publik tek dhuna në stadium, krimet ndaj mjedisit, e drejta e autorit, ndotja e mjedisit dhe ata që thyejnë sigurinë ushqimore, do të kenë dënime të ashpra. Po ashtu dënime do të marrin të gjithë ata që do të dhunojnë kafshët, pasi ndryshimet në Kodin Penal do të përfshijnë shumë ndryshime.

Por përveç se do të dënohen ata që do të dhunojnë mjekët dhe bluzat e bardha do të jenë të rrezikuar nga këto ndryshime. Që në në nenin 2 të këtij ligji kërkohet të ndryshohet neni 96 për neglizhencën në trajtimin mjekësor. Sipas ndryshimeve të propozuara kërkohet që ky nen të bëhet: “Neglizhenca në trajtimin mjekësor të të sëmurëve, nga ana e profesionisit mjekësor shëndetësor ose personnelit ndihmës, kur ka rrezikuar jetën e personit apo ka shkaktuar gjymtimin e tij të përhershëm, dënohet më gjobë ose burgim deri në dy vjet.

Neglizhenca në trajtimin mjekësor të të sëmurëve, nga ana e profesionistit shëndetësor ose personelit ndihmës, kur ka shkaktuar vdekjen e personit, dënohet me burgim deri në katër vjet. Po kjo vepër, ku ka shkaktuar infektimin e të sëmurëve me infeksionin HIV/AIDS, dënohet me burgim nga tre deri në në shtatë vjet”.

Këto ndryshime priten që të diskutohen në Komisonet përkatëse në Komisionet Parlamentare dhe të enjten e ardhshme të votohen në seancën plenare. Rama gjatë prezantimit të ndryshiemve bëri me dije se qeveria është e hapur për çdo disktutim. Më tej Rama tha se kërkesa e tij për prekjen e Kodit Penal kishte ardhur pas një konsultimi me aktorët përgjegjës dhe duke ndjekur praktikat më të mira Evropiane.

 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denimi i mjekeve edi rama ndryshime ne kodin penal; prjektligji per burgimin rama denimi i mjekeve edi rama ndryshime ne kodin penal; prjektligji per burgimin rama

Sondazh

Poll