Bota

30 Janar 2021, 20:29 Nga DOSJA

GREQI-Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ditën e sotme ka folur në lidhje me integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Sipas mediave greke, Dendias ka thënë se brenda disa viteve një e katërta e anëtarëve të Bashkimit Evropian do të jenë vende të Ballkanit. Po ashtu, ndër të tjera ai ka thënë se Greqia do të jetë plotësisht e përkushtuar ndaj procesit të integrimit Evropian.

“Për disa vjet, ne mund të parashikojmë një Bashkim në të cilin të paktën një e katërta e anëtarëve të tij janë vendet e Ballkanit. Kjo do të kishte qenë e pakonceptueshme 30 vjet më parë. Angazhimi ynë është afatgjatë. Ajo reflektohet në Agjendën e Selanikut që u miratua në 2003. Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj këtij procesi sepse besojmë se është rruga e vetme drejt paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon dhe në BE si një e tërë,”-ka thënë Dendias.

Gjithashtu, Dendias ka thënë se BE-ja duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor në përballimin e pandemisë, duke njoftuar se Greqia do të sigurojë mbështetje financiare për tre spitale në vend.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi nikos dendias greqi nikos dendias

Sondazh

Poll