Bota

“Hakmerret” për mbështetjen ndaj Hong Kongut, Kina nuk do të njohë më pasaportat britanike

30 Janar 2021, 17:38 Nga DOSJA
“Hakmerret” për mbështetjen ndaj Hong Kongut, Kina nuk do

PEKIN-Kina ka thënë se nuk do të njihte pasaportën Kombëtare Britanike për Jashtë (BNO) si një dokument të vlefshëm identifikimi, duke nisur që nga data 31 janar.

Njoftimi erdhi ndërsa Britania po përgatitet të hapë dyert për miliona banorë nga Hong Kong pas ligjit të sigurisë kombëtare.

“Nga 31 janar, Kina nuk do të njohë më të ashtuquajturën pasaportë BNO si një dokument udhëtimi dhe dokument ID dhe rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprime të mëtejshme”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian.

Vendimi i Pekinit për të vendosur një ligj të sigurisë kombëtare në qershor bëri që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të ofrojë strehim vitin e kaluar për ata persona që vinin nga  Hong Kongu të pajisur me pasaportën e BNO nga 31 janari.

Si e marrin shtetësinë e Mbretërisë së Bashkuar personat nga Hong Kongu? 

Sipas politikës, ata me statusin e BNO që duan të largohen nga territori mund të aplikojnë duke filluar nga dita e sotme për të jetuar dhe punuar në Britaninë e Madhe deri në pesë vjet dhe përfundimisht të kërkojnë shtetësinë.

“Unë jam jashtëzakonisht krenar që kemi sjellë këtë rrugë të re për BNO-të e Hong Kongut për të jetuar, punuar dhe për të bërë shtëpinë e tyre në vendin tonë. Duke vepruar kështu, ne kemi respektuar lidhjet tona të thella të historisë dhe miqësisë me njerëzit e Hong Kongut dhe jemi ngritur në këmbë për lirinë dhe autonominë vlerat që Mbretëria e Bashkuar dhe Hong Kongu i duan shumë,”-tha Kryeministri Britanik Boris Johnson në një deklaratë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kina pekini kina pekini

Sondazh

Poll