Bota

Ofendon qytetarin, kryetari i Mitrovicës Bahtiri: Një mbetje e pushtetit të kaluar tentoi ta prishë tubimin e Kurtinit dhe O

30 Janar 2021, 20:17 Nga DOSJA
Ofendon qytetarin, kryetari i Mitrovicës Bahtiri: Një mbetje e

KOSOVË-Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka folur në lidhje me incidentin e ditës së sotme në Mitrovicë, ku një grup serbësh kanë tentuar të ndalojnë vizitën e kryetarit të Vetë Vendosjes Albin Kurtin dhe presidentes Vjosa Osmani.

Bahtiri ka thënë se një person të cilin ai e quan “mbetje e pushtetit të kaluar, ka tentuar ta ndalojë vizitën e Kurtit dhe Osmanit, por nuk ia doli.

“E kuptueshme, se kjo mbështetje mbarë popullore nuk iu ka pëlqyer atyre që e terrorizuan qytetin deri në ardhjen time si kryetar komune, me ç’rast disa mbetje të tyre përmes një individi tentuan t’ia humbin madhështinë tubimit, por që këtë nuk e arritën e as nuk do ta arritin asnjëherë në Mitrovicë sa të jem unë kryetar komune,”-ka thënë ai.

Ndërsa, në lidhje me sharjet dhe ofendimet që iu drejtuan Kurtit dhe Osmanit nga serbët në pjesën veriore të Mitrovicës, Bahtiri tha se ishin struktura kriminale.

“Vizitën e vazhduam në lagjen Kodra e Minatorëve, ku u mirëpritëm nga banorët e kësaj lagje, duke përfunduar me sukses të plotë tubimin. Natyrisht që strukturave kriminale serbe atje, nuk iu shkoj për shtati kjo vizitë, por që përveç disa brohorimave nga distanca nuk arritën të bëjnë diçka më shumë,”-ka shtuar ai.

Video e plotë: 

Presidentja aktuale Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurtin, kanë vizituar ditën e sotme Mitrovicën Veriore, ku janë përballur me një grup serbësh të cilët kanë tentuar të mos i lejojnë të vazhdojnë. Në lidhje me këtë rast ka reaguar zëdhënësi i LVV-së Përparim Kryeziu, i cili ka bërë të dikur se viza nuk është ndërprerë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni agim bahtiri albin kurtin agim bahtiri albin kurtin

Sondazh

Poll