Bota

Tensione në veri të Kosovës! Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nxehin “gjakrat” në Mitrovicë, kalojnë urën e Ibrit, serbë

30 Janar 2021, 17:01 Nga DOSJA
Tensione në veri të Kosovës! Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nxehin

KOSOVË– Takimet e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Mitrovicë sot janë shoqëruar me incidente të njëpasnjëshme. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me presidenten aktuale në detyrë të Kosovës, kanë zbarkuar në Mitrovicë për të zhvilluar takime me qytetarët. Por kanë provokuar me gjestin e tyre pakicën serbe.

Ata kanë ecur në këmbë përmes urës së Ibrit dhe kanë dalë në veri, ku edhe janë pritur nga serbë, të cilët i kanë ofenduar shqip, ndërsa përsërisnin në kor fjalë serbe.

Lidhur me incidentin ka reaguar zëdhënësi i Lëvizjes VetëVendosja, Përparim Kryeziu, i cili ka sqaruar se vizita e tyre nuk ka qenë e mirëpritur nga strukturat e Listës Serbe që operojnë në atë pjesë. Por nuk ka përfunduar këtu!

Në një takim me qytetarët në qytet, Kurti është pritur nga një person, i cili është nxjerrë jashtë me forcë nga sigurimi. Ai ka këmbëngulur që të takohet me Kurtin për t’i drejtuar një pyetje. Në incident është përfshirë edhe kryekomunari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili gjithashtu nuk i ka kursyer ofendimet. 

Për vizitën në Mitrovicë, ka reaguar edhe Partia Demokratike e Kosovës, të cilët pretendojnë se kanë turpëruar shtetin e Kosovës dhe rendin kushtetues të saj. Ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga vetë Kurti dhe Osmani. 

(k.m/k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurtin kosove tensione ne mitrovice me kurtin vjosa osmani albin kurtin kosove tensione ne mitrovice me kurtin vjosa osmani

Sondazh

Poll