Bota

Ish-partneri i Putinit në xhudo mohon spekulimet: Pallati i prezantuar nga Navalny është i imi

30 Janar 2021, 17:54 Nga DOSJA
Ish-partneri i Putinit në xhudo mohon spekulimet: Pallati i prezantuar nga

RUSI-Biznesmeni rus, Arkady Rotenberg, ka deklaruar se ai është pronari i një pallati në Detin e Zi, për të cilën kreu i opozitës Alexei Navalany ka thënë se është i Vladimir Putin.

Një video e pallatit, u publikua nga kritiku i Kremlinit Alexei Navalny dhe u bë virale në të gjithë Rusinë, po ashtu është parë më shumë se 100 milion herë.

Rotenberg, që dikur ka qenë partner i Putinit në xhudo, ka deklaruar se e ka blerë këtë pallat para dy vjetëve, duke mohuar kështu faktin që i përket presidentit Vladimir Putinit.

“Tani nuk do të jetë më sekret, unë jam përfituesi. Ka qenë një ndërtesë më e ndërlikuar, kishte shumë kreditorë dhe unë arrita të bëhem përfitues”, tha ai, pa dhënë hollësi financiare të blerjes.

 

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arkady rotenberg vladimir putin arkady rotenberg vladimir putin

Sondazh

Poll