Bota

I mbijetoi shpërthimit të Çernobilit, vdes nga Covid-19 piloti rus

30 Janar 2021, 18:20 Nga DOSJA
I mbijetoi shpërthimit të Çernobilit, vdes nga Covid-19 piloti

RUSI-Piloti rus Nikolai Antoshkin, i cili duroi nivelet vdekjeprurëse të rrezatimit për të përmbajtur katastrofën e Çernobilit ka vdekur pasi u infektua me Covid-19. Sipas DailyMail, gjenerali Antoshkin, i cili ishte 78 vjeç, vdiq në vendin e tij.

Ai drejtoj një operacion për të mbyllur reaktorin numër 4 në stacionin elektrik të Çernobilit jashtë qytetit Pripyat në Ukrainë , i cili atëherë ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, pasi ai shpërtheu në 1986 pas një rritje të madhe të energjisë. Bërthama e reaktorit të ekspozuar mbuloi Bashkimin Sovjetik perëndimor dhe Evropën me rrezatim, e cila u quajt katastrofën më e madhe mjedisore e bërë nga njeriu në histori.

Gjenerali Antoshkin komandoi një flotë prej 100 helikopterësh për të mbuluar bërthamën e ekspozuar të reaktorit me rërë, bor dhe materiale të tjera, duke ndaluar rrjedhën e madhe të rrezatimit. Operacioni zgjati rreth dy javë, ku morën pjesë Gjenerali Antoshkin dhe pilotë të tjerë të ekspozuar ndaj rrezeve të rrezatimit dhe tymit që buronin nga reaktori.  

Pas shpërthimit të reaktorit, më shumë se 100,000 njerëz u evakuuan dhe u krijua një zonë ndalimi prej 20 milje që ekziston edhe sot. Dy punonjës të reaktorëve u vranë nga shpërthimi dhe 134 u shtruan në spital me helmim nga rrezatimi. Prej tyre, 28 vdiqën dhe 14 të tjerë u infektuan me kancer, që dyshohet se u shkaktua nga rrezatimi në vitet që pasuan.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota nikolai antoshkin rusi nikolai antoshkin rusi

Sondazh

Poll