Bota

“Nuk u ndaluan të futeshin në Mitrovicë”, zëdhënësi i LVV-së: Vizita e Osmanit dhe Kurtit nuk pati ndërprerje

30 Janar 2021, 17:23 Nga DOSJA
“Nuk u ndaluan të futeshin në Mitrovicë”,

KOSOVË-Përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosja kanë folur në lidhje me lajmin se Albin Kurtin dhe Vjosa Osmani janë ndaluar të vizitojnë Mitrovicën. Zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu, ka thënë se vizita nuk është ndërpre nga askush, por është realizuar.

Po ashtu, sipas tij, kjo vizitë nuk ka qenë e mirëpritur nga strukturat e Listës Serbe që operojnë në atë pjesë.

“Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë vizituar Mitrovicën sot. Vizita nuk është ndërprerë, por është realizuar në plotëni. Pra tubimi i paraparë është mbajtur. Atje janë mirëpritur nga qytetarët e Mitrovicës, por padyshim jo edhe nga strukturat e Listës Serbe të Beogradit që veprojnë në atë pjesë. Synimet e kësaj të fundit i njohim të gjithë, kë përfaqësojnë dhe kujt i binden. Ky reagim i tyre sot tregon më së miri se z. Kurti e znj. Osmani në fakt janë antipodi edhe i Listës Serbe”, ka thënë ai.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, dhe kandidatja për deputete në listën e kësaj partie, Vjosa Osmani kanë vizituar sot qytetin e Mitrovicës. Ata ecën në këmbë dhe dolën edhe në Mitrovicën e Veriut, por disa të rinjë serbë me brohoritje kanë tentuar që ta ndalojnë vizitën e tyre.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kurtin dhe osmani ne kosove përparim kryeziu kurtin dhe osmani ne kosove përparim kryeziu

Sondazh

Poll