Aktualitet

Të gjithë e dinin prapa hekurave/ I rrezikshmi ‘habit’ policinë greke, Alket Rizai gjendet brenda mjetit luksoz së bashk

30 Janar 2021, 07:36 Nga DOSJA
Të gjithë e dinin prapa hekurave/ I rrezikshmi ‘habit’

GREQI– Masat anti-COVID në Greqi i ndërprenë aventurën në shqiptarit të mirënjohur, Alket Rizai. Ky i fundit, dihej se ishte në burg, por është pikasur mbrëmjen e djeshme nga policia greke, brenda një makinëve tip “BMË”.

Meidat greke shkruajnë se Skuadra e Ndërhyrjes së Shpejtë ka ndaluar një mjet tip “BMË” luksoze me xhama të zinj, që iu ka tërhequr vëmendjen, në kryqëzimin e Qipros, duke iu kërkuar pasagjerëve të dilnin jashtë me duart lart.

Sapo personat kanë dalë, policët dhe qytetarët kanë ngelur pa fjalë. Një ndër tre personat ishte shqiptari Alket Rizai dhe ky i fundit sipas mediave, kishte marrë leje nga burgu i Domokos dhe qarkullonte i lirë.

Së bashku me të ishte dhe një grek, i cili ishte shumë i njohur në Greqi për jetën e natës. Po ashtu Rizai ishte i shoqëruar edhe nga një shqiptar, i cili prej kohësh kërkohej nga policia greke pasi akuzohet për vrasje.  36-vjecari shqiptar rezultonte i kërkuar edhe për vepra të tjera penale. Ai u shoqërua në rajonin e Fthiotidas, ku mbërriti një grup special nga Athina që e mori në dorëzim. Ndërsa greku që shoqëronte Rizain ishte Vasili Varelas, edhe ky me leje nga burgu. Varelas është një nga kriminelët më të njohur grek, personi që në 2011 dha urdhër të ekzekutoheshin babë e bir shqiptarë Fillim dhe Oligert Mesaja. Rizai dhe Varelas dolën me leje mbasditen e së premtes për 5 ditë.

Vetë Rizai ka folur për mediat shqiptare, duke u shprehur se ishte ndalur se po qarkullonte pa maskë, dhe se gjithë ngjarja ishte trajtuar si e madhe, kur ai kishte dalë me leje nga burgu, ku edhe vuan dënimin. 

Alket Rizai është një prej shqiptarëve më të famshëm në Greqi, për shkak të arratisjeve të tij spektakolare nga burgjet greke. Ai për momentin vuan dënimim me burg përjetë, për vrasje dhe tentativë arratisje nga burgu, e përsëritur të paktën 3 herë. 

(k.m/A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alket rizai greqi alket rizai greqi

Sondazh

Poll