Aktualitet

I nguli thikën doktorit për ta vrarë! Dalin PAMJET e arrestimit të 19-vjeçarit nga Kosova, efektivi e ndoqi me vrap nëpër

30 Janar 2021, 19:11 Nga DOSJA
I nguli thikën doktorit për ta vrarë! Dalin PAMJET e arrestimit

TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë informacione shtesë dhe ka shpërndarë pamje e arrestimit të 19-vjeçari nga Kosova, Uranik Agushi. I riu ishte shpallur në kërkim pasi në shtator të vitit të shkuar kishte qëlluar me thikë një mjek, duke e lënë të plagosur. Ai është pikasur në Tiranë dhe është ndaluar nga Policia Rrugore, për t’i kontrolluar dokumentacionin. Në këtë moment, ai ka tentuar që të largohet me vrap, duke injoruar thirrjet e efektivit: Policia ndal! Pavarësisht përpjekjeve të tij, ai është prangosur, ndërsa në mjet i është gjetur një armë zjarri. 19-vjeçari pritet që të ekstradohet gjatë ditëve në vijim në Kosovë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë /Informacion shtesë në lidhje me arrestimin e 19-vjeçarit kosovar që qarkullonte me armë zjarri me vete dhe drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Në lidhje me arrestimin e shtetasit U. A. që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, të cilit gjatë kontrollit fizk iu gjet një armë zjarri, ju informojmë se:

Shtetasi U. A., nga verifikimet e mëtejshme të kryera nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, ka rezultuar se ishte person në kërkim për llogari të Kosovës, për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë urdhër-arrestin për këtë shtetas, i cili i është dërguar Interpol Tiranës, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Ky shtetas, në muajin shtator 2020, në një spital në Prshtinë, ka goditur me thikë në tentativë për ta vrarë një doktor të spitalit, duke e plagosur rëndë.

Sqarojmë se shtetasi U. A., në momentin e ndalimit nga ana e Policisë Rrugore, për kontrollin e dokumentacionit, ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur së bashku me armën e zjarrit, gjatë ndjekjes nga partullat e përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë.

ILECU Kosovë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Kosovës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet uranik agushi policia e shtetit tirane uranik agushi arrestohet uranik agushi policia e shtetit tirane uranik agushi

Sondazh

Poll