Aktualitet

Ka vënë ‘shembull’ me arratisjet spektakolare, pse u ndalua Alket Rizai. E tregon vetë: Dola nga burgu, s’kisha vendosu

30 Janar 2021, 18:58 Nga DOSJA
Ka vënë ‘shembull’ me arratisjet spektakolare, pse u

GREQI– Shqiptari Alket Rizai, ka folur për herë të parë pasi u kap nga policia greke, vetëm pak orë pasi kishte dalë me leje nga burgu. Në një rrëfim për Report Tv, Rizai ka sqaruar se ai ishte ndaluar vetëm sepse nuk kishte vendosur maskën anti-COVID, dhe se mediat shqiptare e kishin hiperbolizuar gjithçka. 

“Jam shumë mirë jam në shtëpi . Lajmet janë kot pa lidhje për në maske na ndaluan dhe e bën tragjike kaq ishte muhabeti. Unë jam me leje e shkoj ditë për ditë në polici paraqitem. S’ka asnjë lajm të tillë këtu qe unë jam larguar skam pse largohem,”- tha Rizai.

Ndërkohë që sot, mediat greke raportuan se shqiptari  u ndalua në një një mjet tip “BMW” luksoze me xhama të zinj, teksa udhëtonte me një 36-vjeçar me kombësi shqiptare, i cili ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale, përfshirë dhe vrasjen, ndërsa i shoqëronte një shtetas grek. Greku që shoqëronte Rizain ishte Vasili Varelas, edhe ky me leje nga burgu. Varelas është një nga kriminelët më të njohur grek, personi që në 2011 dha urdhër të ekzekutoheshin babë e bir shqiptarë Fillim dhe Oligert Mesaja. Rizai dhe Varelas dolën me leje nga burgu për 5 ditë, por nuk dihet arsyeja e lirimit të tyre. 

Alket Rizai është një prej shqiptarëve më të famshëm në Greqi, për shkak të arratisjeve të tij spektakolare nga burgjet greke. Ai për momentin vuan dënimim me burg përjetë, për vrasje dhe tentativë arratisje nga burgu, e përsëritur të paktën 3 herë. 

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alket rizai greqi alket rizai greqi

Sondazh

Poll