Aktualitet

Aksident në Tiranë/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, merr para dy këmbësore, përfundojnë në spital

30 Janar 2021, 17:36 Nga DOSJA
Aksident në Tiranë/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, merr para dy

TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazën e Re,  ku një makinë ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur dy këmbësore. Policia e Shtetit ka bërë me dije se bëhet fjalë për një 70-vjeçare me iniciale H. Sh., 70 vjeçe dhe A. Sh., 47 vjeçe, të cilat u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.01.2021, rreth orës 18:10, në Unazë të Re, mjeti me drejtues shtetasin E. H., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën e rrugës, dhe më pas ka aksidentuar dy shtetase këmbësore H. Sh., 70 vjeçe dhe  A. Sh., 47 vjeçe, të cilat u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane tirane aksident ne tirane tirane

Sondazh

Poll